Qallapeku tregon se qysh 20 vite më parë kishin luftuar me forcat armike në malin e afërt me fshatin e tij
Jo kot kanë thënë – vaji i burrit është kënga. Veterani i UÇK-së, Rrahman Qallapeku nga Tërsteniku i Drenasit me këngë e kujton vëllain e tij të vr arë në luftën e fundit teksa çdo ditë e viziton vendin ku ai ka rënë.
Gjatë një rrëfimi, Qallapeku tregon se qysh 20 vite më parë kishin luftuar me forcat armike në malin e afërt me fshatin e tij. Ai ishte ushtar në Brigadën 113 me komandant Naim Bazaj.
Në përballje me forcat serbe ai dhe ushtarët e tjerë të UÇK-së kishin arritur të shpëtonin jetën e 200 civilëve.
Të betuar të luftonin deri në fish ekun e fundit, 22 ushtarët tanë më 12 prill të vitit 1998 kishin luftuar tri orë pa ndalë.
Me dhimbje por krenar, Qallapeku tregon ngjarjen se si i kanë tërheq të vr arët në mes plu mbash me frikën se po i marrin serbët dhe po i masa krojnë.
Kushëriri dhe bashkëluftëtari i tij, Bajram Qallapeku rrëfen se si disa prej tyre kanë arritur të shpëtonin.
Të dy luftëtarët thonë se po të ishte gjallë Xhevë e Fehmi Lladrovci në po këtë vend do të ndërtohej përmendore për të rënët, ndërsa akuzojnë Ramiz Lladrovcin se nuk e dinë as vendin e ngjarjes.
Rrahman Qallapekun, flet për ditën kur e gjen trupin e pajetë të vëllait të tij Mehmetit. Për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmeti kishte ardhur nga Italia. Pas vetes ai ka lënë një djalë.
Në kohë të luftës, Rrahmani ishte takuar edhe me kryeministrin e tanishëm, Ramush Haradinaj. Ai ka treguar se si në atë kohë kishte shkuar t’i bashkohej Haradinajt në Deçan së bashku me 1200 ushtarë të tjerë.
Në fund veterani i UÇK-së i harruar nga komandantët e atëhershëm – udhëheqës të tanishëm bën thirrje të ju ndihmohet të varfërve dhe atyre që kanë dhënë familjarë për liri e sot jetojnë në kushte të vështira.
Sot, në hyrje të lagjes së Qallapekëve qëndron lart flamuri kombëtar, ndërsa poshtë tij pushojnë dë shmorët e betejës së Tërstenikut për va rret e të cilëve nuk është kujdesur askush deri më tani përveç fshatarëve.