Islam

Rregull që obligohet ta mësojmë të gjithë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve më pastaj:

Këtë rregull madhështore obligohet ta mëson çdo musliman dhe muslimane, kjo rregull nuk është e panjohur për askënd nëse donë Allahu, kjo rregull është se: Të gjitha krijesat duhet të gjykojnë me sheriatin e Allahut dhe se vetëm Allahu është Ai i Cili e meriton dhe ka të drejtë të bën hallall dhe haram kurse krijesat s`kanë të drejtë në këtë por obligohen që të kthehen tek Allahu dhe i Dërguari i tij -salAllahu alejhi ve selem- thotë Allahu i Madhëruar:

O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. (Nisa, 59)

Pra, bërja hallall dhe haram është e drejtë vetëm e Allahut, kjo është shumë e qartësuar në ajetet e Kuranit fisnik, si p.sh: E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. (Bekare, 275) Dhe thotë Allahu i Madhëruar: Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: (En`am, 151)

Po kështu në sunnetin e pastër: Si p.sh. fjala e të Dërguarit salAllahu alejhi ve selem: Mua nuk më takon të bëj haram atë që e ka lejuar Allahu…

Në bazë të kësaj që u cek më lartë mësojmë se hallallin dhe haramin e vendos vetëm Allahu i Madhëruar dhe se e drejta e ligjësimit i takon vetëm Allahut, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: Vendimi nuk i takon kujt, pos All-llahut. (Jusuf, 40)

Atë haram dhe atë hallall që e ka bërë Allahu e ka sqaruar në Kuran dhe i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- në sunnet, nuk ka vdekur i Dërguari salAllahu alejhi ve selem pa e plotësuar Allahu fenë e tij, pa i sqaruar dispozitat dhe parimet e kësaj feje, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar: Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. (Maide, 3)

Ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Ua kam lënë juve dy gjëra që nëse kapeni për to kurrë nuk do të humbni, Librin e Allahut dhe Sunnetin tim. Kurani dhe Sunneti me ndihmën e Allahut janë të ruajtura dhe të pandryshuara dhe asnjëherë nuk do të ndryshojnë deri në kijamet , çdo dispozitë (vendim) që ndërtohet mbi të është vendim i pranuar dhe i mirë për çdo kohë dhe çdo vend, Islami është fe e fundit që e zgjodhi Allahu për njerëzimin deri në kijamet.

Ndjekja e dispozitave të tij dhe ecja në këtë rrugë, është rruga e shpëtimit të njerëzimit dhe rruga e lumturisë së tyre.

E përmenda këtë rregull në mënyrë që ti arrin për ti kuptuar muslimani dhe muslimanja disa gjëra me rëndësi:

1-    E drejta për të bërë hallall dhe haram është vetëm e Allahut të Madhëruar, atë që Allahu e ka bërë haram mbetet haram dhe atë që e ka bërë hallall mbetët hallal.

2-    Nuk i lejohet askujt kush do qoftë ai që të lejon diçka apo të ndalon nga vetja e tij, por i obligohet atij që të kthehet në Kuran dhe në Sunnet.

3-    Hallalli dhe Harami janë të sqaruara –falënderimi i qoftë Allahut- dhe për atë që e kërkon të vërtetën nuk i lejohet të dal jashtë suazave të Kuranit dhe Sunnetit.

4-    Dispozitat e sheriatit janë dispozita gjithë-përfshirëse nuk ndryshojnë më ndryshimin e kohës dhe vendit ajo që ka qenë e dobishme për kohën e parë ajo gjithashtu është e dobishme edhe për kohërat e fundit.

5-    S`ka përmirësim dhe shpëtim për njerëzimin përveç se me pasimin e këtij sheriati dhe ecja në rrugën e tij.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ja vlen te lexoni
Close
Back to top button