LajmeMaqedonia

Rrenat e ministrisë nxisin sërish likovasit në azil

Akoma nuk kanë nisur investimet e premtuara në rajonet e varfra, prej ku qindra qytetarë vërshuan rrugëve të Evropës për të kërkuar azil.

Banorët e Likovës, ankohen se Ministria e Ekonomisë nuk mbajti premtimin e dhënë kohë më parë, se do të investojë në këtë rajon. “Ne u kthyem nga Belgjika sepse na premtuan se do të ketë investime dhe do të ulet varfëria në zonën e Likovës, por kjo gjë nuk ndodhi, nuk u mbajt premtimi i dhënë kohë më parë”, thotë një banor i komunës së Likovës.

Banorët nuk përjashtuan mundësinë që prapë të largohen nga Likova dhe të tentojnë të kërkojnë azil në ndonjë vend të huaj perëndimor. “Kemi gabuar që jemi kthyer, është dashur që të qëndrojmë atje, sepse këtu situata ekonomike nuk është përmirësuar, ende nuk kemi parë që është bërë ndonjë investim. Nuk e përjashtojmë mundësinë që prapë të kërkojmë azil në ndonjë vend perëndimor”, thotë një tjetër banor i kësaj komune.

Ata nuk guxojnë të zbulojnë identitetin e tyre nga frika se për këtë mund të ballafaqohen me probleme edhe këtu në Maqedoni por edhe nëse dëshirojnë prapë të udhëtojnë jashtë Maqedonisë. Deri sa banorët ankohen për kushte te rënda ekonomike dhe për mos investim, nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur se nuk është premtuar asgjë sa i përket investimeve nga kjo ministri. “Ne nuk kemi premtuar asgjë, por kemi projekte të shumta të cilat janë duke u realizuar.

Janë ndarë mjete për infrastrukturë në zonat e varfra në vend, po ashtu jemi duke pritur një kredi nga banka evropiane me shumë prej 5 milion euro, që do të investohen vetëm në Likovë dhe Kumanovë, për ujësjellës dhe kanalizim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Ekonomisë, Selvete Baruti. Ndërkaq pas liberalizimit të vizave, u rrit ndjeshëm fluksi i azilkërkuesve, të cilët kryesisht ishin nga rajoni i Likovës dhe Shutkës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button