Rritje e Asus dhe Apple ne Evrope
Partner publikoi rezultatet e hulumtimit të përfaqësimi të prodhuesve të kompjuterëve në tregun e Evropës perëndimore gjatë çerekut të tretë. Rritjen më të madhe në krahasim me vitin e kaluar e kanë shënuar Asus dhe Apple.
Kështu posedimi i Asusit është rritur nga 7.8% sa ishte gjatë çerekut të tretë të vitit të kaluar në 10.6%, që kompanisë ia ka siguruar vendin e tretë në listën e prodhuesve. Apple ka depërtuar në mesin e pesë të parëve me posedimin prej 7.6%, derisa një vit më herët posedimi i këtij prodhuesi ishte 5.7%. Edhe Asus edhe Apple kanë rritur numrin e kompjuterëve të shitur në tregun e Evropës perëndimore për rreth 20%.
Prodhuesit tjerë kanë shënuar rënie të dërgesave, e për shkak të vartësisë së madhe nga netbookët, më së keqi kaloi Acer. Edhe pse kompania me posedim të 15.2% të tregut është ende në vendin e dytë, në krahasim me 24.5% nga vitit i kaluar rezultati duket mjaftë dëshpërues. Përveç kësaj, Acer shiti madje 45% më pak kompjuterë se sa në çerekun e njëjtë një vit më herët.
Udhëheqësi HP dhe Delli në vendin e katërt me shifra të vogla kanë rritur posedimin e tyre, por njëkohësisht duke shitur më pak kompjuter se vitin e kaluar. Në tërë tregun e Evropës perëndimore gjatë çerekut të fundit janë shitur për 11.4% më pak kompjuter se një vit më herët.