Rrobat e markave të njohura sjellin rrogë më të madhe
Rezultatet e këtyre studimeve tregojnë kështu se moda ndikon në të ardhurat tona.
Doni një punë më të mirë dhe një rrogë më të madhe? Atëherë në intervistë me punëdhënësin duhet të shkoni të veshur me stil, me rroba të markave të njohura dhe me aksesorë të tillë, nëse doni që të merrni çka të doni, tregon studimi më i ri.
Rob Nelissen dhe Marijn Meijers, psikologë socialë nga Universiteti ‘Tilburg’ në Holandë, kanë bërë disa studime, në mënyrë që ta konstatonin se si ndikojnë markat e njohura të rrobave në atë sesi na përjetojnë të tjerët.
Në njërin nga studimet, pjesëmarrësit ishin të veshur me rroba të firmave të njohura, me ç’rast ishte parë se njerëzit i përjetonin, i shihnin ata si më të pasur. Studimi tjetër kishte treguar se të moshuarit janë më të prirë që t’u japin donacione njerëzve që kanë të veshur ndonjë rrobë të markave të njohura.
Rezultatet e këtyre studimeve tregojnë kështu se moda ndikon në të ardhurat tona. Nelissen dhe Meijers u kishin shfaqur pjesëmarrësve në studim një video incizim të një mashkulli në dy intervista për punë. Në njërën nga bisedat ai ishte veshur me rroba të markave të njohura, e në intervistën tjetër me rroba të rëndomta.
Pjesëmarrësit në studim i kishin dhënë nota më të larta për punën dhe rrogën kur ishte i veshur me rroba të dizajnerëve të njohur.
“Studimi ynë ka treguar se blerja e rrobave luksoze mund të jetë një investim me vend” – kanë thënë dy autorët e këtij studimi.