Në këtë konferencë që po mbahet nga data 3 tetor e deri në ditën e nesërme, nën organizimin e Bankës Botërore, kryetari i komunës së Gostivarit ka qenë i ftuar special i Bankës Botërore për rajonin Evropë dhe Azi qendrore si një nga kryetarët më reformator të komunave në Evropën juglindore.
Në këtë konferencë Osmani së bashku me kryetarët e bashkive të Medines, Jordanit, Meksikës , Bombajit dhe Kuvajtit prezantuan përvojat individuale në realizmin e objektivave të mijëvjecarit në aspekte të qyteteve moderne , zhvillimit të qëndrueshëm dhe hapjes së perspektivës për rininë në kuadër të procesit të globalizmit në përgjithësi.
Në një debat interaktiv në praninë e mbi 500 kryetarëve të komunave dhe qyteteve nga e gjithë bota, Osmani prezantoi sfidat dhe alternativat e tejkalimit të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen komunat e Maqedonisë me theks të veçantë në komunën e Gostivarit.
“I ftuar në konferencë në cilësinë e prefektit reformator dhe të profesorit universitar Osmani la mbresa të jashtëzakonshme pozitive në prezantimin e tij profesional aq edhe praktik menaxherial, fakt ky që e bëri prezantimin e Osmanit të jetë mjaft i pëlqyer nga të gjithë të pranishmit”, thuhet në njoftimin e komunës së Gostivarit.
Organizimi i këtij evenimenti është realizuar nën patronatin e kryeministrit të Kuvajtit Shkëlqesinë e tij Sheik Naser Al Muhamed Al-Sabah.