Kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, javën që vjen pritet të zyrtarizoj subjektin e ri politik shqiptar në Maqedoni Jo-zyrtarisht mësohet se emri i partisë do të jetë Rilindja Demokratike Shqiptare.
Osmani në një intervistë për emisionin “Me shëndet qethja” tha se pret që në zgjedhjet e ardhme parlamentare të fitoj mbi 20 deputet.
“Unë nga natyra jam njeri që e pranoj riskun, e pranoj rrezikun, në përgjithësi këtë e kam dëshmuar me karrierën time 20 vjeçare, gati 50 vjeçare, me këtë rast edhe në këtë rast do të rrezikoj, unë do të dal vetë me partinë time në zgjedhje, unë dëshiroj të di se cili është kantari politik I Rufi Osmani dhe I partisë që unë dhe përkrahësit e mi do ta bëjmë në raport me të tjerët sepse problemi bazë është kush sa ka peshë dhe autoritet politik. Sot të gjithë të tjerët do të thonë, ti tashë bën parti të re, mund të të ofrojnë një ose dy mandate deputeti, ndërsa unë pretendoj ti marrë më shumë se 20 mandate”.