LajmeMaqedoniaPolitika

As BE s’e respekton Marrëveshjen e Ohrit

Edhe pse Bashkimi Evropian (BE) është garantues i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, në projektet e financuara prej saj nuk zbatohet, njëri prej parimeve kryesore të kësaj marrëveshjeje: përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve.

Në projektin “IPA- TPP, ndihmë teknike për parlamentin” i financuar nga BE nuk është përfshirë asnjë shqiptar. Udhëheqësi i ekipit, eksperti kryesor, udhëheqësi i zyrës së projektit, dy administratorët e projektit dhe përfaqësuesi i shfrytëzuesit janë maqedonas.
Zëdhënësi i BE-së, Kostantin Jovanovski, thotë se BE është vetëm bartës i projektit, ndërsa për ekipin vendos Zyra e projektit. “Ne nuk vendosim për ekipin që do të punojë. Ne e dimë vetëm emrin e bartësit të projektit, ndërsa për të tjerët akoma nuk jemi informuar. Ata të zyrës së projektit mund t’u tregojnë se përse nuk kanë pranuar asnjë shqiptar në këtë projekt”, thotë ai. Ndërkaq, nga zyra e projektit nuk dëshirojnë ta komentojnë këtë çështje. Thonë se për projektin përgjigjet zyra e BE-së e jo ata.
Edhe pse projekti u shpalos në zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, nga përfaqësuesi i BE-së në Maqedoni Piter Sorensen dhe kryeparlamentarit, Trajko Veljankovski, asnjëri nuk komentoi këtë çështje.
Projekti u financua me 600 mijë euro dhe ka për qëllim të përforcojë kapacitetin institucional të Parlamentit, me qëllim që të përmirësohet më shumë transparenca dhe përgjegjësia e institucionit ligjdhënës ndaj qytetarëve.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close