Shendetesi

Sa duhet mbajtur në gji foshnjën?

Gjidhënia si një akt human dhe instinkt i fortë fiziologjik duhet të kultivohet dhe të monitorohet kujdesshëm. Nëse kjo nuk ndodh, procesi i komplikuar i laktacionit do të degjenerojë, ndërsa do të kemi më pak fëmije që mbahen në gji.

Ditëve dhe muajve të parë, nëna e vënë foshnjën në gji sa herë ajo qan. Pas një kohe të caktuar foshnja e vendos një ritëm për t’ u vënë në gji, çdo 2 orë e gjysmë deri çdo 3 orë.
Foshnja për 24 orë kërkon të pijë 7-8 herë. Foshnjën duhet mbajtur në gji 15-20 minuta, 7-8 minuta në njërin gji, 7-8 minuta në gjirin tjetër dhe atë me një renditje: djathtas-majtas herën e parë, pastaj majtas-djathtas herën e dytë, e me qëllim që të ndodhë zbrazja e mirë e gjinjve.

Nëse foshnja mbahet gjatë në gji, ose në njërin gji mund të ndodhë rrjepja e majës së gjirit, ndërsa një gjendje e tillë dikton shfaqjen e plasaritjeve, e këto mund të jenë burim për të ndodhur infeksioni, këso mënyre zhvillohet ndezja e gjirit (mastitis), një gjendje shumë e rëndë.

Duhet përmendur edhe një fakt: në moshën 6-8 javë të foshnjës ndodh një si “krizë e të mbajturit në gji”. Në këtë moshë foshnjat preokupohen me zhvillimet që ndodhin në ambientin për rreth, i akceptojnë zërat, britmat, të qeshurat dhe e lënë gjirin ose “hahen” me gji. Nënat kujtojnë se nuk po kanë gji dhe provojnë t’u japin qumësht artificial, ndërsa kjo bëhet shkak për ndarjen nga gjiri. Zgjidhja bëhet duke e vendosur foshnjën në një kënd të errët e të qetë, kur foshnja nis të pijë dhe koncentrohet në marrjen e gjirit. /

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button