LajmePolitika

Pa Turqinë BE-ja nuk do të jetë faktor global

Intervista e dhënë vetëm një ditë pasi që Komisioni Evropian e publikoi raportin vjetor për progresin e Turqisë në rrugën drejt anëtarësimit në Union, i cili përmban kritika për Ankaranë në lidhje me lirinë e të shprehurit, të drejtat e njeriut dhe raportet me Qipron.

– Bashkimi Evropian nuk do të jetë faktor global derisa Turqia nuk bëhet anëtare e saj, deklaroi sot kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan në intervistën për televizionin francez “Frans 24”.

Intervista e dhënë vetëm një ditë pasi që Komisioni Evropian e publikoi raportin vjetor për progresin e Turqisë në rrugën drejt anëtarësimit në Union, i cili përmban kritika për Ankaranë në lidhje me lirinë e të shprehurit, të drejtat e njeriut dhe raportet me Qipron.

“Nëse Turqia bëhet anëtare e BE-së, ajo do të jetë urë mes Unionit dhe botës prej 1,5 miliardë myslimanëve. BE-ja me siguri eviton një mundësi të këtillë. Duke hyrë në BE ne nuk do të kemi barrë. Përkundrazi, ne do t’i ndihmojmë BE-së që të përballet me disa probleme”, vlerësoi Erdogani.

Ai e akuzoi BE-në se i bllokon eurointegrimet e Turqisë me ndërrimin e rregullave për inkuadrim dhe se turqit janë të detyruar të presin para dyerve të Evropës.

“Ne jemi lënë që të presim para dyerve të Evropës në periudhë prej 50 vjetëve”, tha Erdogani, duke theksuar se opinioni publik turk është fyer nga situata e këtillë.

Turqia i ka filluar bisedimet për anëtarësim në vitin 2005. Nga gjithsej 35 kapitujt në bisedimet me BE-në, Turqia ka mbyllur vetëm një dhe ka hapur 13. Për shkak të mospranimit të palës turke që t’i hapë portet dhe aeroportet për anijet dhe aeroplanët qipriotë grek, BE-ja në vitin 2006 bllokoi tetë kapituj në bisedimet me Ankaranë, ndërsa Qiproja dhe Franca e bllokuan hapjen e kapitujve të tjerë negociues.

“Pres që të shoh se çka do të ndodh, pasi që tre kapitujt e rinj hapen dhe çka do të vendos BE-ja”, sqaron Erdogan.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button