Detajet e para kidhur me kamerën e modelit më të mirë të ardhshëm nga Samsung, janë zbuluar.
Kushdo që mendon se kamera 108 megapikselë nga Galaxy S20 nuk është e kënaqshme, do të jetë më i lumtur kur ti shoh performancat e Samsung Galaxy S30.
Tani Samsung dëshiron të shkojë një hap më lart me modelin e saj të ardhshëm, sidomos me kamerën e saj.
Në përputhje me rrethanat, modeli i ardhshëm S30 Ultra, duhet të jetë i pajisur me një kamerë prej 150 megapikselë.
Meqenëse S30 nuk pritet të dalë deri në fillim të vitit 2021, informacione të tjera ende nuk ka.
Sidoqoftë, nuk do të ishte e pazakontë nëse Samsung vazhdonte të përqëndrohej në zhvillimin e smartphoneve të saj, e sidomos në kamerat e tyre.