VIP
Scarlett Johansson flet per divorcin nga Ryan Reynolds
Scarlett Johansson është hapur për mediat amerikane për ndarjen e saj nga Ryan Reynolds.
Aktorja ka zbuluar se ajo ishte në depresion pas ndarjes, ndërsa pohon se kërkoi ndihmën e vëllait binjak ashtu si të gjyshes.
“Së pari, unë isha mjaft në depresion. Pas një jave ose kështu diçka, e mora veten dhe fillova të shkoj në fitnes. Fatmirësisht kam shoqe të cilat janë afër meje që 15 vjet dhe të cilave mund t’iu tregoj gjërat në besim. Unë kam pasur relacione të ngushta edhe me vëllain tim binjak, Hunter. Dhe aty është edhe gjyshja Dorothy, 89 vjeçare, një grua e mençur”, theksoi Johansson.