VIP

S’e kam problem të dashuroj një djalë me ngjyrë

Disa javë më parë u transmetua një kamera e fshehtë në emisionin “Pasdite” në Top Channel ku ti shfaqesh në shoqërinë e një njeriu me ngjyrë.Menjëherë u hamendësua një histori dashurie mes teje dhe djaloshit me ngjyrë? Si është e vërteta e lidhjes suaj?
Në të vërtetë ka një lidhje mes meje dhe tij. Ai quhet Big D dhe është menaxheri im, ndaj kemi një lidhje profesionale shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Big D përveçse është menaxheri im artistik është edhe një rreper i njohur në Amerikë.

Kjo do të thotë që nuk ke ndonjë lidhje dashurie me të dhe as ke pasur në të kaluarën?
Kjo do të thotë që nuk kam komente të tjera në lidhje me këtë çështje. Kam diskutuar shumë për lidhjen time dhe punën me të dhe nuk kam ndërmend të vazhdoj të ripërsëris veten.
Po përse shkove deri në Amerikë për të gjetur menaxher?
Nuk kam shkuar në Amerikë, është ai që jeton në Kosovë prej 10 vitesh. Në Amerikë kemi shkuar bashkë për të realizuar projekte të mëdha si për shembull realizimi i një klipi në Majami. Por nuk dua të flas shumë për këto projekte, do të them diçka kur të kenë përfunduar tërësisht.

Kam edhe një pyetje të fundit por që ka lidhje me pyetjet që të bëra në fillim të intervistës? Ti do të ishe lidhur me një njeri me ngjyrë?
Unë personalisht nuk paragjykoj dhe nuk jam raciste. Këtë mund ta them me siguri. Ndaj pse jo, do të isha lidhur. Por nëse kjo gjë i prek patriotizmin dikujt, atëherë më vjen keq por mund t’ju them se unë jetoj jetën time dhe të askujt tjetër.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button