Seksi i rregullt, tejkalon problemet
Studiues të Universitetin Tennessee (SHBA), pohojnë se zgjidhja me të cilën mund të shpëtohet martesa apo lidhja, është seksi më i shpeshtë me partnerin.
Marrëdhënia plot afsh, nuk është vetëm kënaqësi apo dëfrim, por ju jep edhe shëndet. Seksi i rregullt është ilaç i sigurt për personat nervor të cilët janë të ndjeshëm në stres. Shkencëtarët kanë ndjekur sjelljen e 144 çifteve gjatë katër viteve të para të martesës. Çiftet mesatarisht kanë pasur një marrëdhënie seksuale në javë në gjashtë muajt e parë të martesës, dhe më pas të gjithë kanë qenë të afërt tre herë në muaj.
Edhe pse lumturia nuk varet vetëm në marrëdhëniet e shpeshta seksuale te çiftet e ndërlikuara seksi është shumë i rëndësishëm, sipas hulumtimit.
“Lidhjet në të cilat partnerët janë nervor dhe zakonisht janë të prirë për dramatizim zakonisht zgjasin shkurt, por në qoftë se seksi në një marrëdhënie të tillë është i mirë dhe i rregullt është shumë më i lehët për t’i tejkaluar problemet”,” potencon studiues James McNulty.
Seksi çifteve të tilla u jep ndjenjë të sigurisë dhe lumturisë është për këtë arsye faktori vendimtar për mbijetesën e martesës së tyre.