www.Zemra.Org

Seldi: Nuk jam fejuar e as që kam ndërmend të fejohem

Ylli i dikurshëm i “Big Brother” që u shndërrua në këngëtar, Seldi Qalliu, ka përgënjeshtruar fjalët që qarkullonin për një fejesë të tij.

Gazeta dhe portale të ndryshme kanë shkruar se ai është fejuar me një vajzë nga Kosova, e cila nuk është pjesë e botës artistike.

“Nuk jam i fejuar dhe dua që ta kuptojnë njëherë e mirë të gjithë. As që kam ndërmend të fejohem. Jam shumë i ri që të mendoj për këto gjëra. Dua të përqendrohem tërësisht tek karriera ime si këngëtar dhe të punoj sa më shumë”.

“Më ka bezdisur ky thashethemi i fejesës, sepse nuk më pëlqen që për mua të shkruhen gjëra të pavërteta. Këtu po të të shohin me një femër afër direkt të nxjerrin namin që e ke të fejuar ose të dashur. Ndonjëherë do na përflasin edhe për ndonjë kushërirë. Unë nuk jam 14- vjeç dhëndër… Jam i ri dhe fejesën e shoh shumë larg, nuk e mendoj fare”.

Për momentin jam duke punuar për këngët e reja, të cilat me siguri do të jenë ‘super hite’, ka theksuar Seldi.

Exit mobile version