LifeStyle

Sëmundjet që shkakton gjendja emocionale

Mendohet se stresi ka një ndikim të rëndësishëm në shumë sëmundje. Këto quhen ndryshe sëmundje psikosomatike, kanë natyrë fizike, shkaktohen nga faktorë psikologjikë, si dhe nga faktorë që kanë natyrë emocionale.

Shpesh i ndodhur nën stres, njeriu provon dhimbje në kokë, gjoks, stomak e gjetkë pa ndonjë shkak fizik. Përllogaritet që rreth 90 përqind e vizitave tek mjeku kryhen për shkak të problemeve të ndikuara pjesërisht nga stresi, prandaj sëmundjet psikozomatike janë më të shpeshta sesa mendohet.

Gjithashtu, ekzistojnë mjaft shembuj kur personi “paralizohet” nga frika ose kur mendon se është i sëmurë, sëmuret me të vërtetë. Por ka ndodhur edhe e kundërta; kur personi i sëmurë fizikisht, e ka bindur veten se nuk është i tillë, dhe “mrekullisht” është shëruar plotësisht.

Sëmundjet a vështirësitë fizike që shkaktohen nga mungesa e vitaminave ose lëndime të trurit mund të sjellin simptoma të rënda psikologjike. Një faktor ndërlikues është se psikosomatika apo gjendja emocionale a psikike ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve si ato në zemër ose në stomak, përfshi ulcerën e llojit peptik që shpesh krijohet në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Në rastet kur nga stresi a ankthi shfaqen shenja si dhimbje në kokë, stomak, gjoks, ose kur pjesë të trupit mbulohen nga njolla të kuqe në lëkurë pa ndonjë shkak fizik, ekspertët thonë se mënyrat qetësuese si meditimi, ushtrime fizike a teknika të tjera çlodhëse, dhe gjumi i mjaftueshëm, shpesh herë japin rezultate të mira.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button