Përveç një pagë që e marrin nga Qeveria serbe dhe kompanitë nga Beogradi, si të gjithë serbët e punësuar në Kosovë, marrin edhe 50 për qind pagë nga “shtesat për Kosovën”.
Kjo nuk është e gjitha, sepse të gjithë këta, duke iu falënderuar kontrata të fshehta, në xhirollogaritë bankare iu “del” edhe një paga nga institucionet e Kosovës, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”, raporton OraInfo.
Kohë më parë edhe Aleksandar Vulin, shef i tw asdhtuquajtures Zyre për Kosovën në Qeverinë serbe, ka paralajmëruar se keqpërdorimit me paga në kompanitë publike në Kosovë do të ndërpriten. “Ky problem ekziston qe një dekadë, por shteti, për shkak politikës ndaj Kosovë, pagat e dyfishta për të punësuarit i ka shikuar përmes gishtave”, shkruan “Novosti”.
Sipas kësaj gazetë, numrin e saktë të punëtorëve që marrin paga nga Prishtina askush s’e dinë, sepse kontratat janë të fshehta, kurse “institucionet serbe” nuk kanë mundësi ndërhyrje për t’i kontrolluar pagat. “Për pagat e dyfishta, punëtorët heshtin edhe para kolegëve të tyre”.
“Jozyrtarisht thuhet se rreth 80 për qind nga gjithsej 5000 edukator pranojnë pagë nga administrata e Hashim Thaçit. Paga e tyre është rreth 40.000 dinarë, kurse edhe 20.000 i marrin si shtesë, po ashtu edhe rreth 200 euro nga Prishtina”, raporton kjo gazetë.