www.Zemra.Org

Serbët po e bllokojnë vetveten

Komandanti i ri i KFOR-it, Erhard Drews, në adresimin e parë medial ka insistuar që problemet rreth veriut të zgjidhjen përmes dialogut politik, mirëpo nuk përjashton mundësinë e intervenimit të KFOR-it.

Ai ka deklaruar se në ditët në vazhdim, KFOR-i do të bëjë stërvitje për t’u përgatitur për heqjen eventuale të barrikadave. Drews nuk ka dhënë afat se kur do të mund të hiqen barrikadat, duke shtuar se KFOR-i do të presë nëse serbët do t’i heqin vetë, ose nëse do të hiqen si rezultat i dialogut.

 

“Janë 16 barrikada dhe nuk ka afat kohor. Se kur do të hiqen barrikadat do të varet nga popullata në Mitrovicën veriore, nga zhvillimi i situatës. KFOR-i do të sigurojë ambient të sigurt për të gjithë. KFOR-i është në gjendje në çdo kohë që të heqë çfarëdo barrikade. Dhe si fakt, aktualisht, një ushtrim nga një njësi e madhe e jona, po stërvitet për heqjen e bllokadave rrugore me mjetet që kemi ne disponim”, ka thënë Drews në një konferencë për gazetarë.

Sipas tij, me barrikadat rrugore, të cilat paraqesin veprim të paligjshëm, serbët po e bllokojnë vetveten, ndërsa KFOR-i nuk do ta durojë deri në pafundësi bllokimin e rrugëve.

Exit mobile version