Me këtë veprim, ata kanë thënë se duan ta shprehin pakënaqësinë me vendimin e qeverisë së Kosovës që të ndalojë targat serbe me shkronjat fillestare të qyteteve në Kosovë, njoftojnë mediat serbe.
Përfaqësues të organeve paralele ne Leoposaviq kanë thënë se është i papranueshëm, siç e kanë quajtur, integrimi me dhunë i serbëve të veriut nga ana e qeverisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës nga një qershori ka ndaluar qarkullimin e automjeteve që bartin targat e vjetra të Serbisë, transmeton Rel. Serbët kosovarë janë të obliguar që t’i ndërrojnë këto targa me targa të reja të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS.
Vendimi është pjesë e marrëveshjes për lëvizje të lirë, të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Afati fillestar për ri-regjistrimin e automjeteve ka qenë 31 dhjetori, por, për shkak të nevojave në terren, është zgjatur disa herë.