KosovaLajmePolitika

Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës!?

Me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nga delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, Beogradi e ka njohur “de facto” dhe “de jure” pavarësinë e Kosovës, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një bisedë për agjencinë italiane të lajmeve “Nova”, gjatë vizitës së fundit në Romë.

Hoxhaj ka potencuar se Serbia e ka njohur sovranitetin e brendshëm dhe ndërkombëtar të Kosovës, përmes marrëveshjes mbi menaxhimin e integruar të kufijve.

“Në dhjetor 2011 delegacionet e Serbisë dhe Kosovës kanë nënshkruar në Bruksel një marrëveshje mbi menaxhimin e integruar të kufijve. Bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të rëndësishme, sepse në këtë mënyrë Beogradi ka njohur ‘de facto’ e ‘de jure’ ekzistencën e kufijve ndërshtetërorë midis Kosovës dhe Serbisë. Ky është një ndryshim i madh”, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare.

“Protokolli teknik parashikon 6 vendkalime kufitare me praninë e njësive policore dhe doganave të Kosovës nga ana jonë dhe nga Serbia nga ana tjetër. Kur Beogradi ka pranuar këtë marrëveshje bilaterale, ka njohur automatikisht edhe sovranitetin e brendshëm të shtetit tonë”, theksoi Hoxhaj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button