Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Kapet pas 13 vitesh kreu i një organizate kriminale

Pas 13 vitesh kërkim, është vënë në prangat e Policisë së Vlorës Arben Njazi Isufi (Purizio), drejtues i një organizate kriminale shqiptaro-italiane, që trafikonte drogë dhe qenie njerëzore drejt Italisë.

Falë operacionit të koduar “Kujtesa” është vënë në pranga i kërkuari nga Interpoli, 51-vjeçari Arben Njazi Isufi (Purizio), banues në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, raporton agjencia e lajmeve NOA.

Arben Isufi akuzohet se ka drejtuar një organizatë kriminale me anëtarë shtetas shqiptarë dhe italianë me qëllim trafikimin e narkotikëve dhe qenieve njerëzore në drejtim të Italisë në vitin 1998.

Gjykata Penale e Reggio Calabria në Itali kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj Arben Isufit që më 10.07.1999.

Arben Isufi pritet t’i nënshtrohet procedurave ligjore për ekstradimin e tij për në Itali.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button