www.Zemra.Org

SHBA i kërkon ndjesë Pakistanit

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar ndjesë Pakistanit për viktimat e një sulmi me helikopter që u krye nga Afganistani javën e kaluar.

Shtëpia e Bardhë ka ngritur shqetësime lidhur me vullnetin e Pakistanit për të luftuar kryengritjen.

SHBA dhe NATO kanë qënë në ankth për mbylljen e kufirit, që Pakistani e bëri javën e kaluar si përgjigje ndaj sulmit me helikopter në kufi, ku u vranë ushtarë pakistanezë.

Vlerësimi i fundit i Shtëpisë së Bardhë për gjendjen në Pakistan është tepër kritik për një sërë arsyesh.

Ushtria pakistaneze thotë nje raport, heziton të përleshet me Talebanin apo al Kaidën në anën e kufirit të saj.

Raporti thotë se kjo është sa një zgjedhje politike, aq edhe në sajë të një ushtrie të keqfinancuar që vendos çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë.

Sulm mbi NATO-n

Një tjetër autokolone të autobotëve me karburant për NATO-n, i është vënë zjarri këtë javë në Pakistan.

Ky sulm është në serinë e fundit të akteve të ngjashme të ditëve të fundit.

Përsa i përket çështjes materiale, një zëdhënës i Pentagonit ka thënë se sulmet deri tani kanë prekur vetëm një për qind të furnizimeve totale për NATO-n në Afganistan, furnizime që kalojnë përmes Pakistanit.

Në aspektin e operacioneve, NATO këmbëngul se ka rezerva të mjaftueshme dhe rrugë alternative dhe kjo gjë nuk po i prek forcat.

Çështja që shtrohet është se çfarë do thonë se këto sulme për marrëdhëniet SHBA-Pakistan dhe NATO-Pakistan si dhe vështirësitë e përfshira.

Exit mobile version