Agjencitë e lajmeve citojnë zyrtarë të ndryshëm amerikanë që thonë se ky njoftim nuk do të bëjë thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Evropëm mirëpo njoftimi do t’iu sygjeronte amerikave kujdes të shtuar dhe që të jenë të vetëdijshëm për sulme të mundshme.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Kroluej nuk pranoi të komentoi për çfarëdo paralajmërimi të mundshëm. Megjithatë, Kroulej tha se Administrata e Obamas mbetët e fokusuar në mbrojtjen nga kërcënimet e Alk Kaidas kundër interesave amerikane.
Raportimet e fundit të mediave kanë cituar zyrtarë që thonë se informata e agjencive të inteligjencës flasin për kërcënime potenciale kundër shteteve të perëndimit. Këto sulme sipas të njejtave raporte mund të bëhen nga militantët e Pakistanit ë cilët në mënyrë të koordinuar do të godisnin disa shtete përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.