Sipas Jon Lekës, analist, komploti është organizuar nga Menduh Thaçi dhe Shefi i Shërbimit Sekret maqedonas. Ky i fundit dëshironte t’i forconte pozitat e Gruevskit. Kurse Thaçi ta shkatërronte Ali Ahmetin
Ky është shkrimi i plotë i analistit Jon Leka:
“Njëri nga versionet e krimit në Kumanovë
Tashmë ish shefi i shërbimit sekret Mijallkov pyet Menduh Thaçin se a është në gjendje të organizojë nëpër Maqedoni disa celula me ushtarë të armatosur të UÇK-së, me kusht që shumica të jenë nga Kosova. Për këtë operacion i thuhet të jenë mbi 20 milionë euro në disponim. Arsyetimi i Mijallkov-it për këtë operacion ka qenë destabilizimi i situatës në favor të Gruevskit dhe Maqedonisë si “mbrojtëse e stabilitetit në rajon kundër terrorizimit shqiptaro-islamik”, me çka do të rezultonte kjo gjendje: Gruevski do të forconte pushtetin duke u plasuar në masë si mbrojtësi i vetëm i Maqedonisë, duke eliminuar opozitën; do të deklasohej Ali Ahmeti dhe BDI si koalicionar i besueshëm dhe si tradhtar i shqiptarëve; PDSH dhe Menduh Thaçi do të ktheheshin si partner të besueshëm në qeveri.
Ky plan ka qenë i bekuar nga Gruevski, Jankullovska dhe ministri i financave, i cili ka falsifikuar transaksionet për të financuar operacionet e Mijallkovit.
Menduh Thaçi duke keqpërdorur miqësinë me shefin e AAK-së Ramush Haradinaj angazhon ish struktura të UÇK-së në vende të ndryshme të Maqedonisë, të cilët i paguan mirë dhe u thotë të presin momentin e duhur për veprim. Thaçi eprorëve të UÇK-së u ka thënë se janë aty gjoja për të detyruar Maqedoninë që të pranojë shqiptarët si të barabartë duke ndryshuar kushtetutën, duke nënshkruar marrëveshjen për edhe më shumë të drejta për shqiptarët ose për ta federalizuar Maqedoninë.
Ndërkohë merr vesh Ali Ahmeti për tubimin e UÇK-së nëpër vende të caktuara. Fillon negociatat nëpërmjet lidhjeve të tij që të shpartallojë grupet. Sidomos pas Goshincës. Pa sukses. As Gruevski dhe Mijallkov nuk e dëgjojnë për arsye të llogarive të tyre. Ndodh Kumanova. Gjatë sulmit Ali Ahmeti mundohet që të bindë partnerët e koalicionit që të lejojnë që njerëzit e tij të negociojnë me ish-shokët. Mijallkov shpejton ta kryej operacionin që mos i dështon i gjithë operacioni disamuajsh duke ngulur këmbë bashkë me Jankullovskën tek Gruevski dhe duke siguruar se sido që të mbarojë puna fitues do të dal Gruevski se ai dhe ministrja e mbrojtjes në rastin më të keq do të marrin fajin mbi vete.
Katërshja Gruevski – Mihajllkov- Jankullovska- Thaçi mirëpo nuk kanë qenë në dijeni se NATO dhe Amerikanët qysh në fillim të komplotit kanë ditur se çka ndodhë, porse është enigmë se pse nuk kanë reaguar për të parandaluar, ndoshta duke shpresuar se më këtë autogol do ta shembin diktaturën perfide të Gruevskit.
Para partnerit të koalicionit Gruevski si duket sillet sikur të mos ketë ditur gjë dhe kërkon që ai të konfirmojë ministrat e tij. BDI e bën këtë sigurisht me të vetmen arsye se nuk ka tjetër rrugë për të mbetur në pushtet, se jashtë tij as që do të kishte mundësi të shpalojë versionin e saj. Ditëve që vijnë BDI do të mundohet që këtë “të vërtetë” ta plasojë nëpërmjet mediave që ka korruptuar për qëllime të veta dhe në ato afër pushtetit. Do të përpiqet të bindë se është për paqe dhe prandaj donë të mbetet në pushtet me një partner komplotesh të tilla – për t’i shpëtuar shqiptarët (sic!). Në fakt njerëzit e tij përreth do të bëjnë gjithçka që mos dilet nga qeveria sepse të zhytur në krim, korrupsion dhe mashtrime të thella (që kanë të bëjnë me ekonominë e zezë).
Nga ana tjetër tashme ka hyrë në funksion faza e dytë e planit Gruevski – Mijallkov: të plasojnë sa më shumë material (kryesisht të falsifikuar) që ta plasojnë opozitën si poaq të kriminalizuar. Pa pranuar komplotin “Goshinca dhe Kumanova” sepse jo vetëm se del kryeministër i paaftë, por po u hulumtuar thellë ai Gruevski del si sponzorizues dhe bekues i operacioneve të Jankullovskës dhe Mihajllkovit.
PS. Ky është njëri version i komplotit në Maqedoni, i sajuar në baza të informatave të kufizuara aktuale nga gjitha burimet e mundshme”.