Shendetesi

Shenjat që paralajmërojnë migrenën

Përafërsisht 12 orë para sulmit të migrenës zakonisht lajmërohet shenjat e para, siç është dëshira për një ushqim, për shembull, çokollatë.

Njerëzit atëherë gabimisht mendojnë se çokollata ishte ajo që kishte sulmuar dhimbjet e kokës së migrenës, thekson mjeku britanik dr. Endru Doson.

Shenjat se migrena po afrohet janë shija metalike në gojë, si dhe urinim të tepërt apo mërzitje të shtuar. Atëherë duhet shtuar qarkullimin e gjakut në tru, duke konsumuar një kafe espresso të fortë, një gotë ujë, si dhe të ushtroni për 20 minuta.

Lëngjet shtojnë qarkullimin e gjakut, derisa kafeina dhe ushtrimet shpejtojnë punën e zemrës, si dhe shtojnë qarkullimin në tru. Kjo mund të ndalet, apo të paktën të zbutet sulmi i migrenës. Ndikim të njëjtë kanë edhe ilaçet beta-bllokatorë, të cilët përmirësojnë qarkullimin dhe shpesh përdoren për shërimin e migrenës.

Buka apo biskota e lyer me mjaltë ndihmojnë që dhembjet e kokës që pasojnë pas pijes së tepërt të kalojnë më lehtë, thekson Dalia Kempell. Kjo ndodh për shkak se fruktoza, sheqeri natyral, rrit shkrirjen e alkoolit në trup. Burime të mira, po ashtu, janë edhe mollët, qershitë, rrushi dhe domatet.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button