Sherr në shtëpinë e Halle Berry
Ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë festimi i Ditës së Falenderimit në shtëpinë e aktores fituese të çmimit Oscar, Halle Berry.
Në prangat e agjentëve dhe më pas prapa hekurave ka përfunduar ish-i dashuri i aktores, Gabriel Aubry, nën akuzën e agresionit.
Sipas shtypit amerikan, Aubry mbërriti në shtëpinë e Berry në mëngjes dhe për motive ende të panjohura filloi të zihej me të fejuarin aktual të aktores, Oliver Martinez.
Policia mbërriti në vendngjarje pak më pas, pas një telefonate të marrë për një agresion. Më keq e pësoi Aubry, që u dërgua në spital, por që doli vetëm pak më vonë.
Ai dhe Berry janë prej kohësh në përplasje për kujdesin e vajzës së tyre 4 vjeçe Nahla. Ata nuk kanë qenë të martuar, ndërsa aktorja, që nga fillimi i vitit është lidhur me aktorin franko-latin, Oliver Martinez.