KosovaLajmePolitika

Sheshel: Serbia do të kthehet në Kosovë, me luftë ose pa luftë (Video)

Është liruar përkohësisht nga Haga por nuk po i ndalë kërcënimet. Lideri i radikalëve serbë Vojsllav Sheshel në një intervistë për Klan Kosovën ka deklaruar se Serbia do të kthehet në Kosovë edhe me luftë nëse është nevoja.

seseli

Ai ka treguar se në qendrën e paraburgimit në Hagë ka takuar Fatmir Limajn e Ramush Haradinajn dhe se ka kaluar mirë me ata.

Sheshel nuk e pranon faktin që ajo që për të është krahinë jugore e Serbisë u bë shtet i pavarur i shumicën shqiptare.

‘Ne do të kthehemi në Kosovë me ose pa ushtri. Duam ta bëjmë këtë në paqe dhe rezoluta 1244 i garanton Serbisë këtë kthim. S’do të pengojmë jetën e shqiptarëve dhe politikanëve të tyre. Nëse kjo do të thotë luftë, atëherë bëhuni gati, ushtria serbe do të kthehet o sot o nesër”, tha Sheshel.

Thotë se do e vizitoj Kosovën edhe pse e di se do ta ketë të vështirë.

‘Nuk do të më lëshojnë në kalimet administrative por më duhet të shkoj ilegalisht nëpërmjet ndonjë rruge dhish që të mos më ndal policia. Do t’i vizitoj Mitrovicën, Prishtinën e Graçanicën. Mund të më vrasin por jo edhe të më ndalin”, tha ai.

12 vjet në burg në Holandë ku u mbajt si i dyshuar për krime lufte e kanë zbutur pak njeriun që është simbol i urrejtjes etnike dhe fetare ndaj shqiptarëve, myslimanëve boshnjak dhe kroatëve. Çuditërisht me disa nga përfaqësuesit politik të të parëve ka kaluar mirë në Hagë.

“Në Hagë takova Fatmir Limajn që nuk e di nëse ende është nënkryetar i PDK’së e njoh Ramush Haradinajn e tjerë shqiptarë që kanë qenë në Hagë. Ne jemi shoqëruar, flisnim se si secili ka luftuar për interesat e popullit të tij. Aty kurrë nuk pati telashe shqiptaro-serbe por serbët mes vete kaluam keq”, theksoi ai.

Show More

Related Articles

Back to top button