VIP

50 Cent: Shpëtova falë automjetit të blinduar

Reperi Curtis James Jackson – 50 Cent, i cili muajin e kaluar u hospitalizua si pasojë e një aksidenti komunikacioni, ka thënë se ka pasur fat pasi vozitej në automjet të blinduar.

Sipas deklaratës së tij, deri tek aksidenti ka ardhur, pasi që vozitësi i kamionit kishte humbur kontrollin për shkak të lëvizjes së peshës që e bartte.

“U përpoq të frenonte, ngarkesa e tij lëvizi, ndërsa ai e humbi kontrollin dhe u përplas në automjetin tim. Në kamionin e tij është shkaktuar dëm më i madh sesa në automjetin tim, sepse automobili është i blinduar, është i të njëjtit standard edhe ai me të cilin vozitet Obama”, ka thënë 50 Cent për MTV News.

Ai ka përgënjeshtruar fjalët se aksidenti është vetëm një inskenim për publikun para lansimit të albumit të tij të ri, “Five (Murder by Numbers)”.

“Më besoni, kam mjaft para dhe nuk kam nevojë që të më godasë kamioni për të fituar edhe ndonjë dollar. Ku qëndron këtu logjika? Për mua kjo nuk ka kuptim”, ka shtuar këngëtari.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button