Teknologji

Shkencëtarët nga Abu Dhabi krijojnë shiun në shkretëtirë

Shkencëtarët nga Abu Dhabi pohojnë se kanë arritur të krijojnë një shtrëngatë artificiale nga qielli i hapur në shkretëtirë.

Në tentimet shumëvjeçare që nga shkretëtira të krijojnë një tokë të pëlleshme dhe profitabile shkencëtarët kanë bërë një hap më afër. Bëhet fjalë për projektin e fshehtë prapa të cilit qëndron presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Projekti i emëruar Weathertec ka kushtuar hiq më pak se 11 milionë dollarë amerikanë.

Bëhet fjalë për jonizatorët e përdorur që gjenerojnë fusha me grimca të ngarkuara negative të cilat formësohen në formë të reve.

Me projektin po ashtu udhëheq firma zvicerane Metro Systems International dhe themeluesi i saj Helmut Fluhrer i cili është shumë i kënaqur me rezultatin e përgjithshëm.

“Qëkur e kemi filluar tërë projektin në qershor të vitit 2010 kemi shkaktuar rreth 50 shtrëngata shiu në qiell të hapur dhe në mes të verës”, ka thënë ai për gazetën britanike “The Telegraph”. Shkencëtarët, pos shiut, kanë arritur të riprodhojnë edhe breshrin, erën e madje edhe vetëtimat.

Ish drejtori i institutit teknologjik Max Planck profesori Hartmut Grassl ka theksuar se me këtë zbulim do të mund të bëhej fjalë për një kthesë të mbarë njerëzimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button