FutbollSport

Shkëndija merr një goditje të re, Renova po këndellet

Pas eliminimit nga kupa e Maqedonisë, Shkëndija ka marrë një goditje të re në stadiumin “Filipi i dytë” në Shkup. Kampioni aktual ka humbur 2-0 nga Vardari në kryendeshjen e javës së 9-të të Ligës së parë të Maqedonisë në futboll.

Para rreth 3 mijë shikues, midis tyre edhe një numër i konsiderueshëm i “ballistëve”, skuadra e Vardarit me dy golat e brazilianit Liko (51’) dhe Ivanovski (84’) mundi Shkëndijën në sfidën derbi të javës.

Ndërkohë, “Ballistët” përmes faqes së tyre në internet kanë njoftuar se kanë hasur në telashe të shumta nga ana e policisë për të mbërritur me kohë në stadium. Sipas tyre incidentet e vogëla nuk kanë munguar as brenda në tribuna, ku fyerjet e “komitëve” në baza nacionale kanë dominuar gjatë 90 minutave.

Në derbin e dytë të javës, Renova ka shënuar fitore kundër Rabotnickit me rezultat 3-1. Golat i kanë realizuar Jancevski (3’), Ristov (77’) dhe Andonov (88’), ndërsa Bogdanovic (32’) për “romantikët”. Pas javës së 9-të kryeson Vardari me 23 pikë, Metalurg 21, Shkëndija 18, kurse Renova renditet e gjashta me 12 pikë.

Rezultatet

Vardar – Shkëndija      2-0

Napredok – Teteks      4-0

Renova – Rabotnicki    3-1

Sileks – Horizont T.      3-2

Bregallnica – Metalurg 1-1

Renditja: Vardar 23, Metalurg 21, Shkëndija 18, Rabotnicki 15, Napredok 15, Renova 12, Teteks 10, Sileks 10, Horizont T. 8, Ohrid 8, Bregallnica 5, 11 Oktomvri 3.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button