FutbollSport

Shkëndijës i ofrohet si trajner, ish futbollisti Çelsit-Xhimi Flojd Hasellbenk

floydEkipi KUQ e ZI nga Tetova është në kërkim të një trajeri të ri, pasi strategu shqiptar Shpëtim Duro vendosi që të kthehet në atdheun e tij dhe kaloi tek Partizanin nga Tirana.

Edhe pse kishte ofertë për të qëndruar në Tetovë, duke pasur parasyshë se arriti rezultate të shkëlqyera dhe nga beteja për mbijetesë Shkëndinë e kualifikoi në Europë, megjithatë ai vendosi të kthehet në vendlindjen e tij.
Prej largimit të Duros, udhëheqësia e Shkëndisë është në kërkim të një trajneri të ri. Në lojë janë disa emra si Sulejman Starova, Adrian Kozniku, Dragan Kanatllarovski dhe Bllagoja Milevski.

Por, lajmi bombastik vjen sot nga Tetova. Mediat mësojnëe se Shkëndisë gjatë ditës së djeshme si trajner i është ofruar një emër i njohur europian, ish-lojtari i Çellsit dhe Atletiko Madrid, Xhimi Flojd Hasellbenk. Sulmuesi holandez i cili para një viti mbretëronte në Premier Ligë, ka gjasa që nga sezoni i ardhshëm të bëhet trajner i Shkëndisë.

Xhimi Flojd vitin e kaluar ishte trajner i Antverpen, nga Belgjikës që luan në ligën e dytë, dhe pas sezonit ku ekipi fitoi vendin e shtatë me një efekt prej 13 fitore, 10 barazime dhe 11 humbje, njoftoi se nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin dhe se kërkon sfida të reja, dhe ajo sfidë e re mund të jetë ekipi i KUQ E ZI nga Tetova.

Show More

Related Articles

Back to top button