Kronika e ZezeMaqedonia
Shkup: Ndërron jetë një nxënës nga rrahja
Një nxënës 18 vjeçar Jashar Muhamed Ali ka ndërruar jetë sot pas dite pasi që ishte rrahur brutalisht nga dy persona në shkollën e tij të mesme.
Incidenti tragjik ka ndodhur në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, kur dy persona të panjohur rreth orës 14.00 kanë hyrë në shkollë dhe menjëherë kanë goditur me shufra hekuri 18 vjeçarin dhe një nxënës tjetër.
Nga goditjet e rënda ka vdekur nxënësit Ali, edhe përkundër faktit se ai u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike.