LajmeMaqedonia

Shmanget tragjedia në fshatin Çegran

cegranËshtë shmangur një tragjedi e vërtetë në Pompën e benzinës “Ilirida”, në fshatin Çegran. Tre persona kanë përfunduar në rezervuarin e mbushur përplot me derivate.

Në tentim për ta pastruar brendinë e rezervuarit të naftës, djali i pronarit të pompës së benzinës, Shefajet Aliu, e ka hapur kapakun e rezervuarit prej metali që ka qenë e mbushur me derivate nafte. Sipas dëshmitarëve okular, me shkallë të drurit 28 vjeçari është lëshuar në brendinë e rezervuarit me qëllim që ta pastronte.

Për në ato momente, sigurisht është helmuar nga gazrat ka humbur vetëdijen dhe ka përfunduar poshtë rezervuarit. Për të dal në ndihmë të tij, babai ka tentuar të futet brenda për ta shpëtuar, por edhe ai është rrëzuar. Poshtë rezervuarit ka përfunduar edhe një bashkëvendës i tyre që po ashtu kishte tentuar të shpëtonte ato.

Në një situatë të tillë, bashkëfshatarët që kishin ndodhur aty, në pamundësi për tu dal në ndihmë kanë njoftuar organet e rendit. Një ekip i njësisë kundërzjarrit nga Policia e Gostivarit, ka intervenuar duke tërhequr nga aty tre banorët e Çegranit. Me anë të ndihmës së shpejtë, tre banorët e Çegranit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Gostivarit.

Pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, edhe pse jashtë rrezikut për jetë, me qëllim që të vëzhgohet gjendja e tyre shëndetësore, janë dërguar në Klinikën Toksikologjike në Shkup. Nga Policia e Gostivarit konfirmuan rastin, duke shtuar se në vendngjarje është kryer ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Në vendngjarje kanë dal edhe prokurori publik si dhe inspektorë të punës. Ngjarja që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike, kishte ndodhur të dielën në mbrëmje pas orës 19. (D.Z)

Show More

Related Articles

Back to top button