VIP
Shpat Kasapi oficialisht dhëndër Kërçove: Ne i thamë PO njëri-tjetrit
Pak ditë më parë, Shpat Kasapi bëri me dije se është fejuar. Këngëtari i njohur kurorëzoi dashurinë me bukuroshen Kërçovare Selvije Jao, me të cilën është në lidhje prej shumë kohësh. Krijuesi i hitit “Aroma e saj” ditën e sotme ka ndarë disa fotografi përkrah partneres, të cilat janë realizuar në ditën e fejesës.
“Ne i thamë PO njëri-tjetrit”, ka shkruar karas fotove. Çifti shfaqen duke treguar unazat, ndërsa tërhoqën vëmendjen me paraqitjen elegante. Kujtojmë që pak ditë më parë, këngëtari u bë kryefjalë e mediave se u kap me drogë.
Megjithatë, këngëtari reagoi më pas duke thënë “Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, ka shkruar Kasapi për krah videos.
View this post on Instagram