Interesante

Shpenzon 25 mijë euro për dasmën e qenit

Louise Harris, një 32-vjeçare nga Essex (Angli), ka shpenzuar rreth 25 mijë euro për dasmën e qenushes së saj Lola.

“Nusja” kishte veshur një fustan të bardhë të zbukuruar me gurë Swarovski me vlerë 2000 euro.

Në dasmë morën pjesë 80 të ftuar.

“Doja që për Lolën kjo të ishte dita perfekte. Në fillim kisha menduar për 30 të ftuar, por lista sa vinte e zgjatej. Nuk doja të lija askënd jashtë. Dasma ishte e përkryer dhe Lolës i pëlqeu shumë fakti që ishte gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes”, u shpreh pronarja e qenushes.

Louise Harris zhvilloi një konkurs online për të gjetur “dhëndrrin” e duhur për Lolën dhe pas shumë selektimesh zgjodhi një qen që në vitin 2005 është zgjedhur si më i shëmtuari i Britanisë.

Louise, e cila është beqare, përfundoi: “Shumë njerëz mendojnë se unë jam e çmendur sepse kam organizuar këtë dasmë dhe unë e kuptoj që e kam kaluar kufirin, por dua gjithmonë më të mirën për Lolën.”

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button