LajmeMaqedonia

Shqiptarët e fituan betejën e Kalasë

Të dielën në Kalanë e Shkupit u përleshën dy grupe protestuesish dhe kontra protestuesish, shqiptarët dhe maqedonasit. Protestuesit e organizuar nga “Zgjohu” u pritën nga një grup maqedonasish të mbuluar me maska, të pajisur me thika dhe me shufra, të cilët kishin zënë vend në kala.

Policia edhe pse ishte e madhe në numër nuk arriti që të ndalonte konfrontimin, madje njësitë speciale në vend që të ndanin protestuesit, ndalonin vetëm shqiptarët. Pas disa minutash përleshjeje me gurë e me shishe, situata u qetësua. Fatmirësisht nuk pati viktima, por pati vetëm disa të lënduar nga të dyja palët, mes të cilëve edhe kryetari i “Zgjohu” -t, Artan Grubi.

“Jemi këtu dhe gjithmonë do të jemi këtu kur ta mbrojmë shqiptarinë në Shkup. Këto e treguan mënyrën e vet se qysh punojnë, qysh veprojnë, punojnë natën, duan ta vjedhin kalanë, të falsifikojnë historinë dhe ti shkatërrojnë vlerat tona, por ne e dimë se kush jemi dhe s’kemi krizë identiteti”, tha Grubi. Ai sqaroi se “Zgjohu” dhe shoqatat joqeveritare e kishin paralajmëruar presin një ditë më parë. “Ne paralajmëruam se Zgjohu dhe 19 shoqata joqeveritare shqiptare do të kenë pres konference në Kalanë e Shkupit për të vazhduar fushatën e nisur në vitin 2007, kundër gërmimeve, policore, politike dhe shkatërruese në Kala, të cilat kanë vetëm prapavijë politike”, tha Grubi duke shtuar se pot ë ishin marrë parasysh atëherë kërkesat e tyre nuk do të kishim mbërritur në këtë derexhe që të ndërtohet kishë e më pas të thuhet se ajo qenka pjesë e trashëgimisë kulturore. “Dikush, veçanërisht qeveria kërkon që t’i bëj kurban marrëdhëniet ndëretnike. Ju patë se një grup nacionalistësh, ose thënë më saktë fashistësh erdhën me maska në kokë, na u kërcënuan, na e okupuan vendin ku kishim paralajmëruar protestë dhe kjo është për tu gjykuar”, tha kryetari i “Zgjohu”-t. Grubi tha se nëse kjo qeveri, këtë mostër që është pas nesh e konsideron si trashëgimi kulturore, ajo flet shumë se si janë interpretuar edhe artefaktet ilire në këtë Kala. “Këto lloj fushatash për të maqedonizuar Shkupin, dhe zbehur elementin shqiptar në kryeqendrën e Dardanisë në kryeqytetin e vilajetit të Kosovës ka disa vjet që kanë nisur. Këto lloj fushata i kemi parë edhe në Veles, edhe në Manastir, Edhe në Ohër, edhe në Prilep, ku trashëgimia kulturore shqiptare është dëmtuar”, tha ai. Protestat e organizatave joqeveritare shqiptare u mbështetën vetëm nga partia e Hysni Shaqirit, i cili ishte edhe vetë në kala. Nga policia informojnë se dy policë dhe gjashtë civil janë lënduar nga përleshjet në Kalanë e Shkupit. Njëri nga të lënduarit është ndalë në spital, ndërsa të tjerët janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Kryeministri Nikola Gruevski ka dënuar aktin, duke thënë se nuk do të lejojë që dikush me këso ngjarje ë luajë me ndjenjat e qytetarëve dhe t’i shfrytëzojë për qëllime private. “Do të bëjmë çmos që është në fuqinë tonë që punët të marrin dinamikën normale”, ka thënë Gruevski. Nga MPB informojnë se ditëve në vijim, në bazë të incizimeve do të merren në pyetje pjesëmarrësit e incidentit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button