LajmeMaqedonia

Shqiptarët në “Tigra” as 2%, nuk përgjigjet Zemri Qamili

Zemri_QamiliNjësiti special policor ‘Tigrat’ vazhdon të mbetet i mbyllur për shqiptarët. Siç mëson ALSAT-M përfaqësimi i shqiptarëve në këto forca elite policore nuk arrin as 2 për qind.

Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska sot nuk deshi të përgjigjet në këtë pyetje pasi siç tha ajo, numri i pjesëtarëve në njësitet speciale është informacion i klasifikuar. ALSAT-M nuk kërkoi numrin e pjesëtarëve, por përqindjen e shqiptarëve në njësitin policor.

‘Këto të dhëna nuk mund ti ndajmë me opinionin pasi përbërja e njësiteve speciale është informacion i klasifikuar’, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Ndërkohë edhe zëvendësi i Jankullovskës, Zemri Qamili sot nuk ishte i kapshëm për televizionin ALSAT-M. Ne tentuam të marrim përgjigje nga ky zyrtar, por ai nuk iu përgjigj telefonatave tona……

Zëvendësministri Qamili gjithashtu dhe nuk ktheu as përgjigje në SMS-në e dërguar në numrin e celularit të tij personal!

“Zotëri Zemri, më intereson përfaqësimi i shqiptarëve , gjegjësisht përqindja në njësitin special policor, Tigrat? Në këtë pyetje nuk më dha përgjigje ministrja Gordana Jankullovska!”.

Rikujtojmë se një javë më parë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti porositi mediat që të kontaktojnë sa më shpesh zyrtarët e kësaj partie, përfshir këtu edhe Zemri Qamilin me qëllim marrjen e informacioneve për çështjet me interes për opinionin.

‘Ju është mirë që të intervistoni autoritetet e MPB-së, shqiptarët aty, që nga ministrat, zv/Ministri i Brendshëm, ju duhet ta kërkoni atë! Ju duhet të vendosni raporte pasi ata nuk janë armiq, janë njerëz shqiptarë, ka në krim polici, ka në gjykata, ka në prokurori, në hetuesi dhe do u kisha lutur që ju të vendosni kontakte të drejtë për drejta dhe ti shpjegoni këto gjëra dhe ti ndriçoni’, ishte shprehur Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së (31.10.2013).

Ndryshe njësit elitë i policisë ‘Tigrat’ prej sot ka në dispozicion hapësira moderne në kuadër të kazermës ushtarake ‘Ilinden ndërsa sipas Ministres Jankullovska në garat ballkanike të këtij viti është shpallur si njësiti më i përgatitur në rajon.

Show More

Related Articles

Back to top button