LajmeMaqedoniaPolitika

Shqiptarët s’duhet të kërkojnë, por të marrin hisen

Dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, diskriminimi i shqiptarëve vazhdon të mbetet evident në të gjitha fushat.

Në Konferencën Ndërkombëtare “Marrëveshja e Ohrit: Drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE”, pjesëmarrësit sollën të dhëna, të cilat tregojnë se për 10-të vjet është bërë shumë pak në aspektin ekonomik. Profesor Abdulmenaf Bexheti tha se shqiptarët janë anashkaluar në të gjitha dimensionet. “Dimensioni ekonomik i Marrëveshjes së Ohrit nuk ka qenë pjesë substanciale e pakos dhe aq më pak e normave të transferuara në sistem. Në të gjitha dimensionet dëshmohet se shqiptarët janë të anashkaluar, pra jo vetëm në buxhet, por edhe në fondet jashtëbuxhetore, në ndërmarrjet publike, etj. Analiza jonë ka për qëllim që përmes fakteve t’ua bëjë me dije politikë bërësve se sa jemi të anashkaluar në këtë drejtim”, tha Bexheti. Sipas tij shqiptarët nuk ka pse të kërkojnë, ata duhet të marrin hisen e vet, pasi e kërkuara tregon inferioritet. “Shifrat janë në funksion të dëshmisë edhe të palës tjetër e cila shtiret se gjoja nuk e ka ditur këtë gjë dhe po ‘befasohen’. Realisht ne duhet të fillojmë të marrim hisen tonë, por kjo nuk është aq lehtë, duhen gjet mekanizmat se si duhet të merren”, tha ai.
Profesor Bexheti thotë se shqiptarët marrin tre herë më pak sesa u takon. “Kësaj radhe kemi dëshmuar edhe prejardhjen e të ardhurave. Kemi analizuar rajonin e Tetovës dhe rajonin e Manastirit. Edhe pse Tetova ka vetëm 9 për qind më shumë banorë, ajo realizon 118 për qind më shumë të ardhura sesa manastiri. Pra Tetova jep 118 për qind dhe merr 8 ose nëntë për qind”, sqaroi Bexheti.
Profesor Izet Zeqiri tha se të gjitha të drejtat që janë parashikuar me anekset e Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të realizohen po qe se për të gjitha ato të drejta nuk parashikohet buxhet. “Nëse i referohemi analizës së buxhetit të vitit 2010 do të shohim se 96 për qind e investimeve kapitale janë bërë në rajonet ku jetojnë maqedonasit dhe vetëm katër për qind në rajonet ku jetojnë shqiptarët. 99 për qind e investimeve në kulturë janë bërë për maqedonasit dhe vetëm një për qind për shqiptarët. Nëse shihen investimet në korridorin 10 dhe 8, vërehet se 100 për qind e investimeve është bërë te 10-ta. Në bujqësi 99 për qind në rajonet maqedonase dhe vetëm 1 për qind për rajonet shqiptare”, tha Zeqiri, duke shtuar se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet të shkojë paralelisht me konceptimin e buxhetit. Edhe ish ministri i financave Xhevdet Hajredini tha se diskriminimi në ndarjen e financave publike është i theksuar gjatë gjithë periudhës.

Arifi: Vullnet politik për realizimin e MO-së

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Teuta Arifi tha se për tu realizuar të gjitha vlerat e Marrëveshjes së Ohrit duhet akoma shumë punë politike, vullnet politik dhe gatishmëri politike. “Konsideroj se Marrëveshja e Ohrit është një ndër ta arriturat kryesore që krijoi stabilitet në vend dhe bashkë me Marrëveshjen e Dejtonit dhe Marrëveshjen e Kumunavës janë mrrëveshjet rajonale që garantojnë stabilitet”, tha Arifi, duke shtuar se Marrëveshja e Ohrit është e lidhur me integrimet  euroatlantike.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button