www.Zemra.Org

Shqiptarët të lirë edhe nga komunizmi edhe nga Jugosllavia

Demokratët festojnë sot 20-vjetorin e fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit të 1992-it. Një feste madhështore ka nisur ne mesdite ne sheshin ‘Nene Tereza’ ku valojnë flamujt kuq e zi dhe blu te selisë demokratike. Këngëtarë të shumtë të mirënjohur të skenës shqiptare kanë çelur festimet ku mijëra njerëz në shesh kërcejnë nën ritmet muzikor.

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur festimet në sheshin ‘Nënë Tereza’ me rastin e Ditës së Demokracisë. Në fjalën e tij drejtuar sidomos të rinjve, Berisha u bëri të ditur se në këtë 20 vjetor dëshmohet më shumë se kurrë se shqiptarët kudo ndodhen e kanë kapluar përfundimisht robërinë e diktaturën.
“Të dashur të rinj e të reja, për të gjithë shqiptarë, 22 marsi i vitit 92 është dita e krenarisë, besimit. Shqipëria sot është 20 vjet më larg dhe më larg sesa Shqipëria në të cilën ne jetuam 20 vjet më parë. Shqipëria e bllokmenëve dhe hoxhistëve ishte vendi i ekzekutimeve pa gjyq, vendi i dënimeve kapitale, ndalimin, besimeve tona fetare. Shqipëria, që ne ndërtuam në 2 dekada liri është atdhe i zotit i qytetarëve të lirë i besimeve të lira fetare, shembull frymëzimi për tolerancën shkëlqyer. Neve sot sollëm tek liria, shqiptarët ia dolën, ne e kryem, rroftë liria.
“20 vjet më parë shqiptarët tanë në ish-Jugosllavi vuanin terrorin, një komb një qëndrim ishte motoja jonë. Populli sot është i lirë, krenar i sigurt në trojet e tij, besuam tek kombi, tek liria, shqiptarët ia dolën, ne e kryem”, tha Berisha.
Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se ato burra dhe gra që bashkë me tribunin e lirisë Azem Hajdari shembën diktaturën komuniste do realizojnë ëndrrën e shqiptarëve, anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Ata që të udhëhequr nga tribuni i lirisë Azem Hajdari shembën në Tiranë diktaturën më të egër primitive ato që i shndërruan shqiptarët në qytetarë të lirë dhe i anëtarësuan në NATO, ato që bënë që shqiptarët të lëvizin të lirë në mbarë Europën ato janë burrat dhe gratë që me forcën, vizionin, dashurinë për të zhvilluar Shqipërinë Europiane do të shdërrojnë në realitet ëndrrën më të bukur të shqipëtarëve, në Bashkimin Europian. Ne do ta kryejmë zoti e bekoftë Shqipërinë”,- përfundoi fjalën e tij kryeministri Berisha.

Është hera e parë që demokratët e festojnë në këto përmasa fitoren e tyre të 20 viteve më parë që këtë vit përkon edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Festimet do shtrihen në të gjitha qytetet e vendit dhe do nisin që sot nga selia qendrore e PD.Demokratët përgjatë këtyre viteve kanë kaluar ngjarje të rëndësishme, ndërkohë që për herë të tretë qeverisin vendin ndërsa 8 vite të tjera i kanë kaluar në opozitë. Përmes votës së 22 marsit të 92-it, demokratët erdhën për herë të parë në pushtet duke marrë një fitore masive në mbarë vendit, gjë që përmbysi një herë e mirë regjimin diktatorial të Ramiz Alisë.

Exit mobile version