FutbollSport

Shqiptari Arlind Kukaj, tinejxheri i ri i Realit

Ai quhet Arlind Kukaj. Është një 17 vjeçar i lindur në Madrid të Spanjës, por me origjine nga Prishtina. Ai prej tri vitesh aktivizohet për ekipin e dytë të skuadrës mbretërore spanjolle, Real Madrid B, përkatësisht grupmoshën U-17.

Ai është shumë i njohur në Spanjë, por në Kosovë nuk e njeh askush, nuk ka raportuar asnjë medium për të…

Telegrafi ju prezanton një prej talentëve më të mëdhenjë që ka Kosova në rrafshin ndërkombëtar, është ky sulmuesi 17 vjeçar Arlind Kukaj, tinejxheri që është duke mbajtur shpresat e të ardhmes për Los Blancos.

Arlindi dëshiron që në një të ardhme të jetë pjesë e ekipi të parë të Real Madridit dhe atë jo më larg se pas dy vitesh. Pos që pritet të shkëlqejë për fanellën e një prej klubeve më prestigjioze në botë, Arlindi dëshiron që në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, një ëndërr kjo që në fakt varet shumë nga trajnerët e tij në Spanjë, të cilët me çdo kusht e duan atë në kombëtaren spanjolle.

Përkundër faktit se ëndrra e tij për të luajtur një ditë për Kosovën mund të mos realizohet, Arlindit, i cili flet rrjedhshëm shqip, i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen me klubin e tij.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button