BotaKosovaLajme

Shqiptari në “Supertalentin” zviceran

Fatlum Musliu, 20-vjeçar nga Bilaçi i Bujanocit, po garon në garën e gjysmëfinales të “Die Supertalente aus der Ostschweiz” në Zvicër. Më 13 mars, do të jetë në gjysmëfinalen e madhe.

Në një intervistë për presheva.com, Musliu ka thënë se për herë të parë ka filluar me kërcim në moshën 14-vjeçare.

“Inspirimin e kam marrë nga filmi i cili quhet ‘You Got Servet’. Më pëlqeu pa masë dhe që nga ai moment më lindi ideja për vallëzuar… Edhe prindin e kam një valltar të mrekullueshëm në valle popullore”, ka thënë ai.

Sipas Fatlumit, juria e përbërë nga DJ Bobo, Christa Rigozzi dhe Roman Kilchsberger e ka quajtr “diamant”.

Tash ai është duke u përgatitur për gjysmëfinale, por pavarësisht si do të zhvillohen ngjarjet, nuk e ka ndërmend ta braktisë kërcimin.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close