www.Zemra.Org

Shqiptari zbulon si janë ndërtuar piramidat

Njerëzimi i mahnitur ndër shekuj para madhështisë së piramidave dhe në mungesë të aftësisë për të kuptuar misterin e mënyrës së ndërtimit të tyre në një epokë ku teknologjia mungonte, ka hedhur hipoteza të ndryshme të përballueshme për arsyetimin e masës apo për imagjinatën njerëzore.

Hipoteza që fillojnë me mitologjiken: “Piramidat janë ndërtuar nga gjigandët”; në hipotezat pseudo-historike pa logjikë mbështetëse: “Piramidat janë ndërtuar nga mijëra e mijëra krahë punë skllevërish”; deri tek hipotezat fantashkencore: “Piramidat u ndërtuan nga Alienët”.

Dhe pikërisht atëherë, kur teoritë janë konsumuar dhe është hequr dorë nga shpjegimi logjik, Fehmi Krasniqi, një shqiptar që jeton në Francë, së bashku me bashkë-producenten MSc. Olsa Vila e diplomuar ne Histori dhe Studime Evropiane, zbuluan këtë mister të lashtëduke na ardhur me teorinë e tyre të pakundër-shtueshme. Të paktën kështu thonë spektatorët e parë që patën mundësinë ta shikonin filmin në premierën e tij në 28 shtator në kinemanë parisiene Club D’Etoile.

Ky film hedh poshtë një seri teorish dhe evidenton prova dhe fakte të patundshme për ndërtimin e piramidës së Madhe të Keopsit. Filmi tregon në menyrë të detajuar se si është ndërtuar piramida dhe veç kësaj, shpalosh një seri të gjatë enigmash të cilat deri më sot kanë qenë të pazgjidhura.

Me këtë film, Fehmiu guxon të hedhë poshtë teoritë të cilat i mësojmë që në vegjëli në shkollë dhe na fton ta shohim të vërtetën mbi lindjen e qytetërimeve antike në mënyrë të pakonceptuar më parë.

Ky film e vë spektatorin përpara fakteve të pakundërshtueshme dhe sfidon shkencetarë e studiues të cilët përsërisin dhe percjellin atë qe u kanë lenë trashëgimi historianë të mëparshëm.

Ky film na fton të hapim mendjen dhe të bëhemi analitikë për informacionet që na ofrohen dhe jo t’i marrim ato si të mirëqena. E ardhmja është e njeriut analitik dhe kritik dhe që nuk e merr informacionin siç ia servirin, por guxon të hulumtojë.

Filmi dokumentar “Grande Pyramide K 2019” e pati premierën e tij në Paris në 28 shtator dhe daljen e dytë në 4 tetor. Për shkak të kuriozitetit dhe interesit të jashtëzakonshëm që ka shkaktuar, vazhdon dhe do të vazhdojë të shfaqet në salla të tjera në Francë dhe jashtë saj. Shpresojmë që së shpejti të kemi fatin ta shohim edhe në shqip.

Është koha që historia e antikitetit ashtu siç ne e njohim të rishikohet dhe Fehmi Krasniqi na dha bazat për këtë.

Exit mobile version