VIP

Noizy dhe Çiljeta së shpejti me duet

Dy këngëtarët nga Shqipëria reperi Noizy dhe Çiljeta janë duke u përgatitur që së shpejti të sjellin një duet para publikut.

Klipi dhe kënga në fakt sjell një subjekt filmik për afro 3 minuta. Është historia e dy të rinjve problematikë që konsiderohen si gangsterët më të mëdhenj të kohës, të cilët bien në dashuri gjatë një sipërmarrjeje kriminale.

“Në fakt unë po përgatis një këngë, e cila nuk është enkas për fushatën elektorale, por sigurisht që do të jetë pjesë e saj. Është një duet me Noizy-n, ndërsa kompozimi nga Flori Mumajesi. Besoj se do të shndërrohet shumë shpejt në hit, pasi ka një fabul të paparë”, thotë Çiljeta, ndërsa shton disa detaje.

“Është një çift gangsterësh të dashuruar. Nuk dua ta zbuloj të gjithë fabulën, sepse ndryshe bie interesi, por dua të them që do të jetë një këngë spektakolare, si nga teksti, muzika, po ashtu edhe videoklipi. Produksioni ‘Entermedia’ që ka marrë përsipër xhirimet, do të na japë një klip të tipit minifilm hollivudian”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button