VIP
Shtatzëne Alessandra Ambrosio pozon lakuriq
Supermodelja braziliane, Alessandra Ambrosio, nuk e ka ndërprerë punën edhe pse është shtatzënë.
31-vjeçarja ka publikuar në profilin e saj në Facebook një fotografi, në të cilën shfaqet tërësisht e zhveshur, ndërsa fotografia është pjesë e fushatës për linjën e stolive të shtëpisë braziliane të modës, “Vivara”.
Alessandra është në pritje të fëmijës së dytë, ndërsa është njoftuar se ajo pret djalë. Bukuroshja ka edhe një vajzë trevjeçare.