KosovaLajmeMaqedoniaPolitikaShqiperia

Shtetësi për çdo shqiptar, fillojnë sot procedurat

sali-berishaKreu i qeverisë, Sali Berisha ka njoftuar sot vendimin më të fundit të qeverisë për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë në hapësirën e Shengenit, me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë me zonën e Shengenit.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se nga ky proces përjashtohen shqiptarët e Kosovës, për të cilën deklaroi se janë banorë të një shteti të pavarur e në proces të shëndetshëm me Bashkimin Europian.

“Qeveria miraton sot aktin për nisjen e procedurave për fitimin e shtetësisë për personat me origjinë shqiptare. Të drejtën për të aplikuar për shtetësinë shqiptare do ta kenë shqiptarët, në të gjitha vendet e tjera, përveç qytetareve të Republikës së Kosovës. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, sepse është interesi i tyre jetik dhe i Kosovës që problemin e vizave me BE-në ta zgjidhë në mënyrën më procedurore në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli që vendos për lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit Ky vendim është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Shengenit, në hapësirën me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë. Pra me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që ofron bashkëkombësve të saj atë që të tjerët ia kanë ofruar vite me radhë në rajon. Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, të paqes dhe stabilitetit ku ata janë” tha Berisha.

Ndërsa e cilësoi këtë vendim si të drejtë por të vonuar, kryeministri theksoi se aplikimet për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin shtetësinë shqiptare do të nisë nga data 1 gusht.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button