Kronika e ZezeLajmeShqiperia
Shuhet familja shqiptare derisa po kthehej për pushime
Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku pjesëtarët e një familje kanë humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 2 km larg pikës kufitare të Kakavijës në tokën greke. Mësohet se tre pjesëtarë të një familje, mes tyre djali 2 vjeç, dhe prindërit e tij kanë gjetur vdekjen, informon Shekulli Online.
Mediat greke bëjnë të ditur se makina ku udhëtonte familja është përplasur me një mjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga duke u përplasur me një masiv shkëmbor. Familja po kthehej në Shqipëri për të festuar Lindjen e Krishtit dhe Vitin e Ri. Nga të dhënat e para mësohet se familja e aksidentuar është nga Gjirokastra.