www.Zemra.Org

Shukri Aliu me letër prej burgu i përgjigjet Ali Ahmetit: Po, unë jam “ekstremistë”

Komandanti i UÇK-së dhe veteran i luftërave kombëtare në Kosovë dhe Maqedoni, ka reaguar në lidhje me bisedën e përgjuar mes Ali Ahmetit dhe Blerim Bexhetit, ku bisedohet rreth ekstradimit të tij drejt burgjeve të Maqedonisë:

Letër Ali Ahmetit

Po unë jam “ekstremistë”

Në një bisedë të përgjuar, e cila qarkullon në rrjetet sociale, protagonistë të së cilës janë Ali Ahmeti dhe Blerim Bexheti, bisedohet rreth ekstradimit tim nga Kosova

Ali Ahmeti më akuzon si “ekstremistë”, “i dyfishtë” dhe “i dyshuar”!

Më duhet që kësaj mbeturine enveriste, t’i përgjigjem për akuzat që mi bënë. Andaj them:

Po, gjithsesi unë jam “ekstremist” për gjithë ato mbeturina enveriste dhe titiste që janë në shërbim të politikave sllave, në emër të integrimeve evropiane.

Së pari, sa i takon dëshirës tënde për ekstradimin tim, nuk më habit fare, pasi e kam shumë të qartë se je një mbeturinë toksike e enverizmit.

Kurse historia e enverizmit pas luftës së dytë botërore filloi me një bashkëpunim të ndërsjelltë me komunistët titistë, ku nga Kosova nëpër Shqipëri ekstraduan tremijë shqiptarë në Mal të Zi për ta bërë masakrën e Tivarit. Sigurisht edhe ata shqiptarë në atë kohë, për enveristët ishin ekstremistë dhe “të dyshimtë”, për vrasje të shkijeve. Në fakt këtë e bënë për hir të “vëllazërim bashkimit” që kishin me sllavët e rajonit dhe ata të Moskës.

Enverizmi edhe pse përfundoi si sistem, në kantën e mbeturinave të historisë, ai pas vete ju la juve mbeturinave që ju edukoi në frymën e “vëllazërim bashkimit” që të vazhdoni rrugën që kishte nisur i pari i juaj në shërbim të politikave sllave, por tani në emër të multietnicitetit dhe integrimeve.

Andaj veshët petkun e “demokracisë” dhe ndërruat kiblen e juaj që e kishit në Moskë, për tu drejtuar drejt Brukselit. Por nuk e harruat dashurinë e juaj që keni për ideologjinë marksiste dhe asaj komuniste. Kurse “vëllazërim bashkimi” mbeti dëshira e juaj e kahmotshme për ta realizuar.

Kështu pas vitit 2001, rreth vetes mblodhe komunistët enveristë dhe ata titistë, për të dëshmuar për pesëmbëdhjetë vitet politikë. Dashurinë e juaj të vjetër për t’i shërbyer politikave shoviniste sllavo-ortodokse.

Kështu që në vend të termeve “nacionalistë”, “iredentistë” që prishin vëllazërim bashkimin, përdorni termin “ekstremistë”.

Nëse i bëjmë një krahasim fjalëve të “Ivo Kotevskit” dhe fjalëve të tua, vërehet qartë ngjashmëria e juaj, se në fjalë po ekstradoni një “ekstremistë” dhe “të dyshimtë” për Monstrën! Kjo dëshmon se ti je krahu i djathtë i MPB-së në përhapjen e dezinformatave të sllavëve për t’i realizuar politikat e tyre shoviniste. Por gjithë këtë e bën në mënyrë tinzare, duke miratuar në fshehtësi propagandën e tyre.

Po, unë e pranoj se në parametrat e sllavëve jam “ekstremistë”, kurse ti në këtë rast je propagandues i tyre dhe zëdhënës i MPB-së. Por s’ka dyshim se parametrat e tyre janë edhe të juajat, pasi jeni në shërbim të tyre, ata janë zotërinjtë tuaj dhe ju jeni shërbëtorët e tyre.

Po, unë jam “ekstremist” pasi juve enveristëve dhe titistëve që u shërbeni politikave sllave, ju llogaris shkije.

Jam “ekstremist” sepse asnjëherë nuk ju votova juve dhe zotërinjtë e juaj.

Sepse nuk përkrahi politikat e juaja ku mblidhni haraçin “taksat” nga shqiptarët për të mbushur buxhetin e Maqedonisë, e pastaj miratoni derdhjen e buxhetit në rajonet e banuara me shkije.

Sepse nuk jam pjesë e partive të juaja, që miratojnë marrje të borxheve nga fondet ndërkombëtare për të ndërtuar buste dhe kryqe pastaj ato të lahen në kurriz të shqiptarëve, kurse shqiptarëve për dymbëdhjetë vjet në qeveri u keni ndërtuar vetëm varreza, u keni siguruar autobus për migrim, u keni premtuar disa buste dhe një shqiponjë nga teneqja që e quani “Investim kapitalë”!! Besa u keni hapur edhe zona ekonomike të vdekura!

Po, jam “ekstremistë” sepse nuk jam përkrahës i partisë tuaj e cila në qeveri gjykon shqiptarët si terroristë islamik me dëshmi sekrete?! Kurse zëvendësministri juaj Xhelal Bajrami qëndron përskaj Jankullovskës sikur kungulli derisa ajo akuzon për terrorizëm islamik, ndërsa zëdhënësi i juaj në Alsat-m u mundonte të na mbush mendjen se policia maqedonase është korrekte!!

Jam “ekstremist” ngase ministresha e juaj i trajton shqiptarët si “indianë”, e kush kundërshton këtë është “ekstremist”. Po, Ali Ahmeti, unë jam “ekstremist” për ju dhe gjithë ata që mendojnë si ju.

Pastaj o i pafytyrë, më akuzon si “i dyfishtë”!!!

Kjo tregon se ti je më injorant se gomari i shtëpisë, sepse bashkimi i “ekstremizmit” dhe “dyfishësisë” në të njëjtën kohë, mbi të njëjtin individ, ndodh vetëm në trurin tënd të qelbur nga alkooli dhe duhani, por pasi jeni prodhim i “enverizmit”, nuk kemi pse çuditemi!

Kush meriton të quhet “i dyfishtë” më shumë se ti?

A nuk ishte ti që the se ke luftuar për Maqedoni?! Pse këtë nuk ua thatë ushtarëve gjatë luftës?!

Kush mban në zyrat e veta flamujt dhe simbolet sllave përveç teje dhe kompanisë tënde?

Kush miraton ndërtimin e busteve sllave me paratë e shqiptarëve përveç teje, ku harxhohen miliona euro nga buxheti i Maqedonisë?

Kush mori në partinë e tij ish-oficerë jugosllavë që kanë qenë të dëgjueshëm në ushtrinë jugosllave, e cila bëri krime mbi shqiptarët dhe u dha poste, përveç teje?

Kush i bën sekretareshat e Fërçkovskit, vrasësit të shqiptarëve, zëvendëse të partisë dhe prefekte në komunat shqiptare përveç teje?!

A nuk janë ministrat e tu që qëndrojnë gaditu para flamujve sllavë? A nuk janë ndjekësit e tu që veshin uniformat sllave, marrin pjesë në aksionet policore sllave, në lagjet e shqiptarëve, ku vriten shqiptarë, digjen lagje shqiptare, terrorizohen nënat dhe fëmijët shqiptarë?!

A nuk jeni ju që arrestoni bashkë me sllavët në emër të “terrorizmit” femra shqiptare?!

A nuk jeni ju që votuat mbrojtjen e Tarçullovskit, vrasësit të shqiptarëve, me paratë e shqiptarëve dhe ia organizuat pritjen, me para të shqiptarëve?!

A nuk janë ministrat e tu të mbrojtjes që lëshojnë kurora lulesh mbi varret e vrasësve të shqiptarëve?!

A nuk jeni ju që arrestoni protestuesit shqiptarë, ndërsa lironi maqedonasit që djegin pasuritë e shqiptarëve?!

A nuk jeni ju që brenda natës e shtoni popullsinë e maqedonëve duke dhënë nënshtetësi padrejtësisht, kurse sa shqiptarë kanë probleme me nënshtetësi?

Nëse gjitha këto nuk flasin për “dyfishësinë” dhe “dyfytyrësinë” tënde, atëherë çfarë është “dyfishësia”?!

Po të fillojmë të përmendim veprat që dëshmojnë dyfishësinë dhe dyfytyrësinë tënde dhe të partisë tënde, do të duheshte të shkruhet libër.

Por unë kam një fjalë për ju, tani po dëshmohet se “mençuria” yte i ka mundësuar shkijeve komoditet dhe nëpërmjet përgjimeve i ke futur në çdo shtëpi shqiptare. Nëse ke fije sinqeriteti, të cilën kurrë nuk e ke dëshmuar, urdhëro ndihmohu me zotëritë e tu rajonal dhe ata ndërkombëtarë, shko lëpiji këpucët e tyre dhe luti që të ndihmojnë dhe sjell së paku një “incizim” ku dëshmon “dyfishësinë” time. Urdhëro bëje oj mbeturinë e komunizmit. Urdhëro vetëm njëherë tregohu i sinqertë o i pafytyrë.

Oj mbeturinë enveriste, kur ti dhe ministrat tu besoni se jeni patriot duke bërë aksione policore mbi shqiptarët, atëherë nuk ka shqiptarë që nuk është patriot.

Oj mbeturinë, ne më lehtë pranojmë vrasjen se të mbajmë amblemat sllave që mbajnë patriotët e tu, më lehtë e kemi vdekjen se qëndrimin para varreve të vrasësve të popullit tonë.

Më lehtë e presim dorën tonë, se të votojmë ligjin për mbrojtjen e vrasësve të shqiptarëve, me paratë e shqiptarëve.

Dallimi mes nesh dhe juve është se ne vdesim për ideologjinë në të cilën besojmë, kurse ti dhe kompania yte ndryshojnë 100 ideologji, për të mbetur në pushtet në shërbim të sllavëve.

Ne nuk e thërrasim shkaun zotëri, andaj mësoje, se për të qenë unë “i dyfishtë” do të duhej që të mësoja në shkollën e juaj që quhet BDI.

Ju dhe partitë tuaja nuk jeni pos bërllogu që la mbrapa Titoja dhe Enveri. Ju keni bashkuar mes dy budallëqeve më të mëdha në historinë e njerëzimit, mes marksizmit dhe darvinizmit, andaj meritoni të quheni majmunë.

Atë që e bëni mbi shqiptarët, nuk janë tjetër pos gozhda që i gozhdoni, në arkivolin që po ia përgatitni partisë suaj.

Shukri Aliu, Burgu i Prilepit

*Kolumna është hapësirë për botimin e opinioneve, e cila nuk reflekton domosdoshmërisht qëndrimet e portalit Ilirida.net

Exit mobile version