Shumica e grave fantazojnë t’i tradhtojnë burrat me këtë person
Mendoni se është duke ju tradhtuar? Ju mund ta zini atë në flagrancë shumë afër: 62 për qind e grave besohet të fantazojnë duke e tradhtuar burrin me një nga fqinjët, sipas një anketimi të ri.
Për këtë anketim, sajti i takimeve ‘Gleeden’, kishte anketuar më shumë se 8,000 persona. Ata kishin zbuluar se 31 për qind e anëtareve femra të sajtit veçse kishin pasur aferë me një nga fqinjët e tyre.
Rreth 60 për qind e këtyre aferave kishin qenë vetëm për një natë, 14 për qind e këtyre aferave kishte vazhduar për disa javë, ndërsa vetëm 6 për qind e këtyre aferave kishte vazhduar për më shumë se një vit.
Por, a duhet të brengoseni për djaloshin afër shtëpisë suaj?
Jo domosdoshmërish: Shumica e femrave fantazojnë për meshkujt tjerë, pasi që fantazitë janë mënyrë e saj për t’i ndryshuar gjërat seksualisht dhe për të qëndruar besnike ndaj juve.
Në fakt, ekspertët besojnë se fantazitë janë gjëja kryesore që i ndihmojnë lidhjet martesore të mbijetojnë në periudha afatgjate.