Namazi i bajrameve përbëhet prej dy rekateve, të cilat dallojnë për nga forma dhe mënyra e faljes nga namazet tjera. Namazi i bajrameve falet kështu:
- Bën nijet me zemër për ta falur namazin e Bajramit.
- Merr tekbirin fillestar duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve. Pas tekbirit fillestar i merr edhe tre (3) tekbire të tjera, duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve.
- Më pas lexon pa zë:…
Namazi i bajrameve përbëhet prej dy rekateve, të cilat dallojnë për nga forma nga mënyra e faljes nga namazet tjera. Namazi i bajrameve falet kështu:
- Bën nijet me zemër për ta falur namazin e Bajramit.
- Merr tekbirin fillestar duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve. Pas tekbirit fillestar i merr edhe tre (3) tekbire të tjera, duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve.
- Më pas lexon pa zë:
- “Subhaneke All-llahumme ue bihamdike ue tebarekesmuke ue teala xhedduke ue la ilahe gajruke” (I lartësuar qofsh, o Zoti im dhe për Ty është falënderimi, i Lartësuar qoftë emir Yt dhe e Lartësuar qoftë Madhëria Jote, ska të adhuruar tjetër përveç Teje).
- Pastaj imami lexon me zë suren El-Fatiha dhe një sure tjetër, Preferohet që në rekatin e parë të lexohet sureja Kaf.
- Pas leximit të kur’anit mer tekbirin duke thën Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart drejt supeve, shkon në ruku. Në këtë gjendje thua tri herë:
- “Subhane Rabbijel Adhim”
- Duke thënë:
- “SemiAllahu limen hamideh” dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve, kthehesh nga rukuja dhe drejton trupin. Duke qëndruar në këmbë thua: “Rabbena ue lekel hamd”
- Pastaj, duke thënë Allahu Ekber, shkon në sexhde, bën dy sexhde duke thënë nga tri herë:
- “Subhane Rabbijel A’la”, dhe duke thënë Allahu Ekber çohesh për të falur rekatin e dytë.
- Pasi të çohesh në këmb për ta falur rekatin e dytë, imami lexon Suren El Fatiha dhe një sure tjetër në rekatin e dyt preferohet të thuhet sureja El A’la, Pastaj i merr edhe tre tekbire duke thënë Allahu Ekber dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve, dhe pastaj merr tekbirin e katërt duke thënë Allahu Ekber shkon në ruku. Në këtë gjendje thua tri herë:
- “Subhane Rabbijel Adhim”
- Duke thënë: “SemiAllahu limen hamideh” dhe njëkohësisht duke i ngritur duart në lartësi të supeve, kthehesh nga rukuja dhe drejton trupin. Duke qëndruar në këmbë thua: “Rabbena ue lekel hamd”
- Pastaj, duke thënë Allahu Ekber, shkon në sexhde, bën dy sexhde duke thënë nga tri herë: “Subhane Rabbijel A’la”.
- Pastaj ulesh në uljen e fundit dhe thua këto dua:
- “Ettehijatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu, es-selamu alejku ejjuhen-nebijju ue rahmetull-llahi ue berekatuhu es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe il-lAllah, ue eshhedu enne Muhammeden Abduhu ue resuluhu.”
- “Allahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid.”
- “Allahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammed, kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid.”
- “All-llahumme Rabbena atina fid-dunja haseneten ue fil ahireti haseneten ue kina adhaben-nar. Rabbenagfir li ue livalidejje ue lil mu’minine jeume jekumul hisab”
- Më pas duke thënë: “Es-selamu alejkum ue Rahmetullah” dhe duke e kthyer kokën së pari në anën e djatht, pastaj në anën e majtë, e përfundojmë namazin.
Pas këtyre dy rekateve pason hutbeja (ligjerata) e Bajramit, e cila përbëhet prej një pjese.