VIP

Si i humbën kilet dhe ndryshuan karrierën këngëtaret, e njohura!

Normale, vjen makijazhi, pastaj lahet dyshemeja,gatuhet gjella, bëhet makijazhi sërish dhe në fund në xhiro. Por nga kilet e tepërta nuk vuajnë vetëm shtëpiaket, por dhe disa prej emrave më të njohura të muzikës sonë. Ne e bëmë një listë të shkurtër dhe po jua përcjellim sot këtu.

Vite më parë fjala dietë në Shqipëri nuk ekzistonte, lëre pastaj fjalë të tilla komplet të huaja si fibër,palestër,trajner personal, kile etj. Me amerikanizimin, më falni, me globalizimin duket se dhe Shqipëria ka filluar të ndryshojë e të ketë të njëjtat probleme që po has dhe shoqëria në mbarë botën.

Sot fjala dietë, është fjala e dytë më e rëndësishme në fjalorin estetik të femrave shqiptare, pas fjalës makijazh. Normale, vjen makijazhi, pastaj lahet dyshemeja,gatuhet gjella, bëhet makijazhi sërish dhe në fund në xhiro. Por nga kilet e tepërta nuk vuajnë vetëm shtëpiaket, por dhe disa prej emrave më të njohura të muzikës sonë. Ne e bëmë një listë të shkurtër dhe po jua përcjellim sot këtu.

Rozana Radi

Se si, qysh, tek, Rozana u shndërrua nga rosaku në mjellmë ajo e di, por neve po na pëlqen! Disa vite më parë (jo larg) e kile më shumë, askujt nuk do i shkonte ndërmend që këngëtarja do të pësonte një ndryshim total dhe të gjendej në faqet e revistave ku do të flitej për trupin dhe lukun e saj përherë e më shpesh. Tashmë e armatosur me një gjoks XXL këngëtarja duket se ka vendosur të ndryshojë emrin në Bombë! (e ju e dini për çfarë bombe po flasim.

Aurela Gace

Ajo gjithmonë ka pas probleme me peshën të cilën është munduar ta mbaj nën kontroll, por këtë gjë ja arriti vetëm pasi u shpërngul në Amerikë. Tashmë me një trup super elegant, Aurela ka ndryshuar komplet gardërobën ( i mbani mend ato fustanet e sajuara të para 2000 Ha!) dhe është shndërruar në një prej këngëtareve më me stil në Shqipe.

Jonida Maliqi

Pavarësisht se në skenë nuk mund të vihet shumë re, ata që i kanë qëndruar pranë e dinë se Jonida ka pasur probleme me peshën. Disa kile më tepër në vende që nuk duhet të jenë. Gjithsesi këngëtarja falë një kombinimi të mirë të stilit të saj (të cilin e ndryshon çdo pesë minuta) ka ditur që t’i fshehë ato gjithmonë derisa tashmë duket se ka gjetur dietën perfekte.

Teuta Kurti

Kur Teuta shfaqi imazhin e saj të ri, nuk ishte vetëm pesha që kishte ndryshuar. Këngëtarja tashmë e veshur me fustane, minifunde, prerje të re flokësh,gjithmonë e qeshur dukej më e freskët, me më besim në vetvete dhe këtë e tregon dhe buzëqeshja që nuk i ndahet pozave në fotografi. Ndryshe nga më parë, ajo ka filluar të shfaqi më tepër lëkurë çka tregon se Teuta e “vjetër” nuk ka ndërmend të rikthehet më.

Big Mama

Kur njihesh nga të gjith’ si Big qysh me ja bo e me u zvoglu? Kjo ndoshta ka qenë dhe dilema e Big Mamës e cila më në fund erdhi me shpjegimin se nuk e ka pas fjalën veç për Big në peshë, por Big në zemër, në muzikë etj,etj. Si të thuash ti yllo! Këngëtarja prej vitesh ka luftuar me kilet e tepërta dhe shpesh herë ka arritur të shfaqet me një figurë fantastike (zakonisht para klipeve) për ta thyer sërish dietën e humbur e shtuar sërish kile,e humbur e shtuar e humbur e shtuar…

Linda Halimi

Pasi fitoi çmimin e madh në TopFest, Linda u rikthye një vit më pas më një pamje të re. Kishte humbur shumë kile, ishte veshur më seksi, dhe në klipin e ri kish shfaqur më shumë lëkurë. Pasi njihet për vokalin e saj fantastik, duket se Linda ka në agjendën e saj dhe një tjetër “stop” në Sexy- Land. Jo më kot në këngën e fundit, i bën sfidë dhe Nora Istrefit. Kollitje, kollitje, u mbyta!

Rona Nushliu

Rona ka pësuar humbjen më të madhe në peshë nga të gjitha këngëtaret e përmendura e ndryshimi për të ka qenë vërtet i madh. Ndryshe nga këngëtaret e mësipërme ky ndryshim nuk duket se ka qenë për ta ndihmuar në karrierën e saj artistike, apo për të vendosur një imazh të ri, pasi këngëtarja vazhdon të prezantohet po me të njëjtin stil hip dhe cool si gjithmonë.

Anjeza Shahini

Kur Anjeza u ngjit në skenën e Eurovizionit, ai fustani kuq e zi ulërinte me të madhe vetëm një fjalë “Dietë!”. Duket se Anjëza e ka dëgjuar më së miri këtë thirrje dhe vite më vonë është shfaqur përherë e më elegante. Megjithatë fotot e saj të fundit na kanë futur pak frikën pasi…humbja e peshës duket pak mbi të lejueshmen.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button